LESKAJ, Valentina Abedin

Publié le par Engjell Shehu

LESKAJ, Valentina Abedin
 

 Të dhëna vetjake:

Datëlindja:           01.11.1948

                

 

 

Edukimi:

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, dega Ekonomi Politike

Veprimtaria profesionale:

Profesioni: Ekonomiste.

Drejtore Ekzekutive e Qendrës për Popullsi dhe Zhvillim; Shoqata Shqiptare e Planifikimit Familjar; Presidente e Forumit të OJF; Sekretare e Përgjithshme e Bashkimit të Grave të Shqipërisë; kryeredaktore e Revistës "Shqiptarja e Re"; pedagoge në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë; ekonomiste në Kombinatin e Tekstileve, Tiranë; Konsulente dhe bashkëpunëtore në disa institucione ndërkombëtare; hartuese dhe menaxhuese e disa projekteve kombëtare dhe rajonale.

 

Veprimtaria politike:

Deputete e Legjislaturës së XVII, kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mediat; 2005: kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit; 2004: kryetare e Komisionit Parlamentar të Punës dhe Çështjeve Sociale; anëtare e Kryesisë së PS-së; 2004-2005: sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në PS; 2002-2004: Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale; anëtare e Delegacionit Parlamentar në PBE.

Shtator 2007 - ...: Kryetare e Grupit Parlamentar të PS-së.

 

Zgjedhur në:

Legjislatura:        XVII

Zona zgjedhore:  56

Qarku:                   Elbasan

Nr. i votave:          7208      

Përqindja:            54,2%

Deputete edhe në Legjislaturën XVI.

 

Veprimtaria parlamentare aktuale:

Grupi parlamentar:            PSSH - Kryetare

Konferenca e Kryetarëve - Anëtare  (Kryetare e Grupit Parlamentar të PS-së).

Komisioni parlamentar:Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik - Kryetare.

Publikime:

Autore e disa studimeve dhe botimeve         

Commenter cet article