Nga Noel MALCOLM: Kosova nuk është Serbi

Publié le par Engjell Shehu

image Noel Malcolm

Nga Noel MALCOLM: “Kosova është Serbi”, “Pyesni çdo historian”. Këto janë frazat që shihen në pankartat që valëvisin serbët e inatosur nëpër protesta kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo gjë na bën qejfin ne historianëve, se nuk para na pyesin për të dhënë gjykime.

“Kosova është Serbi”, “Pyesni çdo historian”. Këto janë frazat që shihen në pankartat që valëvisin serbët e inatosur nëpër protesta kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo gjë na bën qejfin ne historianëve, se nuk para na pyesin për të dhënë gjykime. Kështu, historia për serbët nisi në fillim të shekullit të 7-të, kur ata u vendosën në Ballkan. Baza e tyre e pushtetit ishte jashtë Kosovës, të cilën ata e pushtuan plotësisht në fillim të shekullit të 13-të. Kështu që pretendimi se Kosova ishte “djepi” i serbëve është i pavërtetë. Ajo që është e vërtetë, është fakti se ata sunduan Kosovën për më shumë se 250 vjet, deri në pushtimin otoman në mes të shekullit të 15-të. Kishat dhe manastiret ortodokse serbe që ndodhen sot në Kosovë, janë pikërisht nga ajo periudhë e historisë. Por nuk ka vazhdimësi mes shtetit serb mesjetar dhe Serbisë së sotme, ashtu siç nuk ka mes Perandorisë Bizantine dhe Greqisë. Kosova mbeti territor otoman, derisa u zaptua nga forcat serbe në vitin 1912. Serbët përdorin frazën “çliruar”, por edhe vetë shifrat e tyre tregojnë se popullsia serbe ortodokse ishte më pak se 25 për qind. Shumica e popullsisë ishte shqiptare, dhe natyrisht që nuk e mirëpriste sundimin serb, kështu që “zaptim” më duket termi i duhur. Por ligjërisht Kosova nuk u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene në vitin 1912, por ajo mbeti një territor i pushtuar deri në 1918-ën. Më pas u bë pjesë, por jo e shtetit serb, kësaj here e shteti jugosllav. Dhe pas një ndërprerjeje të madhe (Lufta e Dytë Botërore), ajo mbeti pjesë një lloj shteti jugosllav deri në qershor të 2006-ës*, deri në shkatërrimin e së vjetrës Jugosllavi Federale të Millosheviçit, Kosova kishte një status të dyfishtë. Ajo quhej pjesë e Serbisë, por ishte gjithashtu njëra prej njësive të Federatës Jugosllave. Në të gjitha mënyrat praktike, Kosova fitoi dalëngadalë autonominë: kishte parlamentin dhe qeverinë e vet dhe përfaqësohej në mënyrë të drejtpërdrejt në nivel federal, së bashku me Serbinë. Ajo ishte në fakt një prej 8 njësive të sistemit federal. Thuajse të gjitha njësitë e tjera tashmë janë bërë shtete të pavarura. Historikisht, pavarësia e Kosovës e kompleton këtë proces. Ndaj Kosova është bërë tashmë një ish-shtet jugosllav, si çdo historian mund t;ju thoshte.

Historik

Kosova ishte njëri nga 4 vilajetet etnike shqiptare, njësi administrative në Perandorinë Turke dhe u nda përfundimisht nga Shqipëria në Konferencën e Londrës në 1913. Një vit më parë, delegatët e saj shprehën vullnetin e Mëvetësimit të Shqipërisë në Vlorë, pas kryengritjeve të mëdha të fundviteve 1878-1911. Kosova u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe në Jugosllavinë e Pashiçit në vitet 1914-1921. Me dekretin mbretëror të vitit 1914, Kosova quhej “koloni”. Në vitin 1942, Kosova u bashkua nga Italia fashiste me Shqipërinë. Konferenca e Bujanit në 31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944 shprehu përsëri vullnetin e Kosovës për bashkimin me Shqipërinë, premtim që u ishte bërë shqiptarëve nga Miladin Popoviçi, udhëheqës komunist serbo-jugosllav dhe kryetari Josif Broz Tito. Ky premtim u shkel në Kuvendin e Prizrenit në 1946, pasi u vranë deputetët e Kosovës dhe u imponua Prishtina si kryeqytet. Deri në fill,imvitet 1960 shqiptarët nuk gëzonin asnjë të drejtë as gjuhë, as arsim dhe u dëbuan rreth 400 mijë prej tyre me fushatën e famshme të ish-ministrit të Brendshëm, Rankoviç. Në fund të viteve 60 u lejua Universiteti i Prishtinës, ndërsa në 1974 Kosova u quajt pjesë përbërëse e federatës, duke e udhëhequr atë në vitin 1979 me Mahmut Bakallin, njësoj si republikat e tjera dhe krahina simotër Vojvodina (etnike e Hungarisë). Në 1981, Kosova kërkoi statusin e republikës që përputhej me statutin që gëzonte në federatë. Por të paktën 11 shqiptarë u vranë dhe rreth 700 mijë u përndoqën pas demonstratave të marsit të atij viti. Në mars 1989, Serbia i hoqi autonominë, akt i miratuar në Kuvendin Krahinor, asaj që e quante “Krahina serbe autonome e Kosovës”. Në 19 shtator 1992, me rezolutën 777 të KS-së së OKB-së, territori ku shtrohej Jugosllavia u quajt “Ish-Jugosllavi” dhe ky shtet nuk ekzistonte. Në 9 qershor 1999, KS miratoi rezolutën 1244, që vepronte mbi një shtet që nuk ekzistonte. Por statusi i fundit i Kosovës ligjore ishte ai i vitit 1989: Krahinë autonome me të drejta të barabarta me 6 republikat dhe me Vojvodinën. Rezoluta 1244 nuk e përcakton pjesë të Serbisë, por të “territorit të ish-Jugosllavisë”, madje si frymë dhe jo si akte ligjore.

 

Noel Malkolm është profesor i Oksfordit. Ai është autori i librit: “Kosova, një histori e shkurtër”.

Commenter cet article