Agjencioni FLOART - PRESS Nga Flori Bruqi

Publié le par Engjell Shehu

9.3.08

 

 

Hero në luftë - hero në paqe: Ramush Haradinaj


Nga Flori Bruqi

Ndonëse i popullarizuar si ish-kryeministër, ish-koma-ndanti i UÇK-së, unë si bashkëvendës i gjeneral Ra-mush Haradinajt i mohoj informatat e gazetave sllave, si dhe shumë informata tjera të MUP-it jugosllav që janë informata të rreme nga MUP-i serb, si dhe informatorët dhe bashkëpunëtorët” e komandantit të UÇK-së, z. Ramush Haradinaj, gjoja se gjenerali më trim i UÇK-së, “ka bërë” aktivitete kriminale me pjesëmarrjen e tij në vrasjen e civilëve.

Në Ballkan shpesh thuhet se heroi i një personi është kriminel për personin tjetër. Ky përshkrim nuk do të mund të ishte më i saktë se në përshkrimin e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili në mënyrë të dinjitetshme dha dorëheqje me 8 mars 2005, pasi që Tribunali i Hagës lëshoi aktakuzën për krime të luftës kundër tij. Për rrafshin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj është hero i modelit klasik – djalë i shkathtë dhe trim nga fshati që bëri vepra të mira duke pasur guximin të luftojë për idealet e tij. Por, për popullatën serbe në Kosovë, Ramush Haradinaj është simbol i dhunës dhe padrejtësisë. Ai konsiderohet si bandit i paskrupullt - vrasës që bëri të mbizotërojë një regjim terrori në Dukagjin, rajonin perëndimor të Republikës së Kosovës në vitet 1998-1999, duke lënë nga pas gjurmë të kufomave civile, sipas informacioneve të MUP-it jugosllavë. Njeriu që do të arrinte të gëzonte respekt në masë të madhe nga ana e shqiptarëve dhe të nxiste hidhërim nga ana e serbëve, ka lindur në fshatin Gllogjan më 3 korrik, 1968, fëmija i dytë nga nëntë fëmijët e familjes së tij. Sikur të gjithë shqiptarët e Kosovës, të lindur në vitet e gjashtëdhjeta, Ramush Haradinaj vijoi mësimet në shkollën etnikisht të përzier, dhe mësoi të flasë serbo-kroatisht. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 1987, ai e kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në APJ, duke treguar talent të mjaftueshëm ushtarak, gjë që çoi në gradimin e tij si oficer komandant, gjë e rrallë kjo për shqiptarët. Pas ushtrisë, Ramush Haradinaj fillimisht deshi të studionte astronomi në Universitetin e Prishtinës, në atë kohë të udhëhequr nga rektori serb Radivoje Papoviç. Por, ai deklaroi se i ishte pamundësuar një gjë e tillë për shkak se disa nga anëtarët e familjes së tij kishin pasur probleme me autoritetet komuniste në komunën e vogël të Deçanit, rrëzë Alpeve Shqiptare. Në vend të studimit, ai shkoi në Lucern, Zvicër, ku së bashku me xhaxhanë e tij e krijoi një biznes për ndërtim. Gjatë një vizite të tij në Kosovë, në mars të vitit 1991, Ramush Haradinaj u zu në mes të një vale protestash dhe kryengritjesh që po ndodhnin në Kosovë si reagim ndaj një numri të ligjeve antishqiptare të imponuara nga urdhrat e liderit serb Sllobodan Millosheviq. Ramush Haradinaj ishte mbajtur në paraburgim për një natë dhe ishte marrë në pyetje nga policia serbe e MUP-it të Deçan­it dhe të Pejës. Pas lirimit të tij, ai u kthye në Zvicër ku u paraqit dhe më vonë iu dha azili politik. Në ekzil, Ramush Ha­radinaj ndiqte me kujdes tmerrin dhe terrorin që ushtronte Sllobodan Miloseviq për ta serbizuar Kosovën, duke i larguar shqiptarët nga universiteti dhe duke i përzënë ata nga pozitat shtetërore të punës. Ai u inkuadrua në Lëvizjen Popullore të Kosovës, LPK, grup radikal i shqiptarëve emigrantë me banim në Zvicër, të cilët qe një kohë ishin duke thirrur shqiptarët të përdorin çdo mjet të mundshëm, përfshirë këtu kryengritjen e armatosur, për të siguruar pavarësinë e krahinës. Gjatë kohës në ekzil, ai u dashurua me një femër finlandeze dhe filloi të jetonte me të. Nga koha në kohë, ai kthehej në Kosovë ilegalisht, duke kaluar nëpër male nga Shqipëria, nganjëherë duke sjellë edhe armë me vete. Në mars të vitit 1997, një varg investimesh mashtruese piramidale tronditën Shqipërinë, duke e sjellë ven­din në një gjendje anarkie. Gjersa popullata atje ndërmori një aksion të gjerë shkatërrimi, duke zbrazur arsenalet e miliona kallashnikovëve, të granatave, minave tokësore, minahedhësve dhe municionit, Ramush Haradinaj fluturoi për në aeroportin e Rinasit ,në Shqipëri dhe filloi grumbullimin e armëve. Ai e dinte se tragjedia në Shqipëri do të mudn të shërbente për pa­jimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK. Ai mblodhi një grup të njerëzve, duke përfshirë këtu edhe vëllain e tij, Luanin, në aksion të bartjes së armëve përtej kufirit. Në maj të vitit 1997, grupi i Ramush dhe Luan Haradinaj i ngarkuan armët në shpinë dhe kaluan kufirin për në Kosovë. Mirëpo, pak kohë pasi që kaluan kufirin, ata u zunë në pritë nga trupat serbe. Luani u vra heroikisht në përballje me ushtrinë serbe dhe një nga per­sonat tjerë u plagos rëndë. Grupi u tërhoq dhe Ramush Hara­dinaj e barti trupin e vëllait të tij përtej kufirit për ta varrosur dhe pastaj u kthye në Zvicër. “Kam qenë i humbur pas asaj ngjarjeje,” i tha Ramush Haradinaj mediave më vonë. “Ndje­hesha përgjegjës për vdekjen e vëllait tim. Doja të vazhdoja, por nuk mundja gjatë asaj kohe.” Dy muaj më vonë, Haradinajt iu kthye vullneti. Ai u kthye në Shqipëri, kapërceu Alpet shqipta­ro-shqiptare prapë për të ardhur në Kosovë dhe e themeloi bazën e tij në fshatin e lindjes në Gllogjan. Ai e shndërroi shtëpinë e familjes së tij në bazë të UÇK-së dhe ndihmoi në ndërtimin e ushtrisë guerile të rajonit të Dukagjinit, duke e transformuar një grup të paorganizuar të djemve të rinj në një forcë që do ta trondiste regjimin serb. Në mars të vitit 1998, gjatë përpjekjeve të tyre për ta eliminuar UÇK-në, trupat serbe ndërmorën një sulm në bazën rebele në Gllogjan, duke përdo­rur helikopterë dhe makina të blinduara. Duke iu falënderuar një vargu të rastësive fatlume dhe konfuzionit nga ana serbe, grupi e mbijetoi sulmin, edhe pse Ramush Haradinaj u plagos disa herë. Gjatë dy viteve të ardhshme, Ramush Haradinaj do ta humbte edhe vëllanë tjetër dhe disa nga shokët e tij të ngushtë në luftime. Por, gjersa UÇK shndërrohej në një forcë guerile, Ramush Haradinaj e fitoi reputacionin e një luftëtari që nuk i frikësohej asgjëje. Së shpejti ai zhvilloi marrëdhënie me zyrtarët e SHBA-ve, duke u bërë i vlefshëm për ta ushtarakisht. Mirëpo, edhe pse ai respektohej në mesin e bashkëluftëtarëve të tij dhe konsiderohej i vlefshëm nga amerikanët, ai ngjallte frikë tek secili që guxonte t’i vinte në dyshim veprimet e tij. Sipas skenarëve të MUP-it të Beogradit, gjegjësisht krerëve të MUP-it të Pejës, Deçanit, Prishtinës thuhet se “…njësiti i UÇK-së i Ramush Haradinaj ka kidnapuar dhe vrarë 40 civilë serbë, të cilët konsideroheshin të zhdukur në vitin 1998 dhe 1999. Disa nga këto kufoma gjoja janë gjetur në faza të ndryshme të dekompozimit në kanale që derdhen në liqen afër Gllogjanit. Trupat e disa civilëve të tjerë janë gjetur në fund të puseve”. Gjithashtu, sipas mediave të Beogradit “… supozohet se njësiti i Ramush Haradinaj ka vrarë shqiptarë”. Në fund të dhjetorit të 2002, vëllai i Ramushit, Dauti, u dënua nga Gjyka­ta e Kombeve të Bashkuara në Kosovë(në Pejë) me pesë vjet burgim për pjesëmarrjen e tij në kidnapimin, torturimin dhe vrasjen e katër anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), të cilët ishin rivalë të UÇK-së gjatë konf­liktit. Dauti, para 5 muajsh u lirua nga burgu i Dubravës dhe u prit nga bashkëvendësit e tij për herë të dytë si hero i popullit, ngase edhe është hero! Pas luftës, Ramush Haradinaj u zgjodh zv.komandant i Trupave për Mbrojtjen e Kosovës (TMK), forcë kjo e krijuar sipas modelit të Gardës Kombëtare të SHBA-ve. Sidoqoftë, pas një kohe, Haradinaj dha dorëheqje nga posti i tij dhe e themeloi partinë e tij politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK. I rrjedhshëm në gjuhën frënge dhe angleze, politikani i ri la përshtypje të mira tek zyrtarët e huaj dhe gazetarët, dhe gjersa partitë e tjera politike përqendroheshin kryesisht në çështjen e pavarësisë, Ramush Haradinaj mbështeste rëndësinë e ndërtimit të rrugëve dhe shkollave. Edhe pse shumica e respektonin të kaluarën luftarake të Ramush Hara­dinaj, partia e tij politike në fillim nuk gëzonte përkrahje të gjerë popullore, dhe mbetej e treta në distancë pas partisë së akade­mik Ibrahim Rugovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partisë së liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi, Partia Demokra­tike e Kosovës (PDK). “Ramushi nuk është njeri i politikës,” i tha IWPR-së një nga bashkëluftëtarët e tij në vitin 2000, kur Ramush Haradinaj hyri në skenën politike për herë të parë. “Kur flas me të, mund ta bëj të qesh një minutë, dhe ta bëjë të më vrasë minutën tjetër. Nuk mund të jesh emotiv në politikë.” Në fakt, gjatë garës për zgjedhjet komunale në Kosovë në vitin 2000, temperamenti i Ramush Haradinaj shpesh dilte jashtë kontrollit. Ramush Haradinaj përfundoi në një përleshje fizike me ushtarët rusë paqeruajtës në një pikë kontrolli. Disa muaj më vonë, ai ndërmori një veprim politik të gabuar edhe më të madh. Pasi disa nga rivalët e tij nga koha e luftës, familja Musaj, e konfrontuan babanë e tij, duke kërkuar të dinë se ku ishin familjarët e tyre të zhdukur, Ramush Haradinaj u zemërua tej mase. Ai dhe disa nga përkrahësit e tij udhëtuan tek shtëpia e familjes Musa në fshatin Strellc në ora një të mëngjesit, u ngjitën mureve dhe e konfrontuan familjen. Një shkëmbim zjarri pasoi në vijim, ku u përdorën edhe granata, dhe Ramush Haradinaj përfundoi i plagosur. Pas incidentit, Ramush Haradinaj u bart me helikopter në bazën ushtarake amerikane në Kosovë dhe më vonë u mjekua nga plagët e shkaktuara nga granatat në një spital ushtarak amerikan në Gjermani. Më vonë, zyrtarët amerikanë në Kosovë do të akuzoheshin për ndërhyrjen e tyre në hetimet e OKB-së të incidentit. Në vitet që pasuan, stili i jetës së Ramush Haradinaj shkaktonte ngritje të vetullave në Kosovë. Ai u nda nga partnerja e tij finlandeze, u martua për së dyti dhe u vendos në një shtëpi luksoze në lagjen Arbëria në Prishtinë. Edhe pse shtëpia thuhej t’i ishte dhënë nga miqtë e tij, shume armiq të tij politikë e vështronin një gjë të tillë me zili, ngase vetë Ramushi më vëllezër dhe babanë e tij e ndër­tuan. Ndërkohë, mediat e ndryshme, si, fjala vjen “Koha ditore” e Veton Surroit, shpifte me të madhe “se ai kishte bërë krime lufte dhe ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të duhanit”. Përkundër komenteve kontroverse të Beogradit, kundërshtarëve të tij politikë, Ramush Haradinaj mbetej personi më i popullarizuar në Rrafshin e Dukagjinit dhe në tërë Kosovë. Biogra­fia e tij, në dy pjesë, në formë të intervistës së zgjatur, u publi­kua nga bashkëvendësi i tij, publicisti i shquar shqiptar, Bardh Hamza, në “Zëri” të Prishtinës (nga një ndër shtëpitë botuese më të famshme në Kosovë), dhe ishte ndër librat më të shitur. Në Rrafshin e Dukagjinit, ai gëzonte përkrahje besnike. “Ne kemi njerëz të tjerë për politikë,” thoshin fshatarët e rajonit të Dukagjinit. “Por, nëse serbët kthehen, ne e kemi Ramushin.” Pas zgjedhjeve, AAK hyri në koalicion me partinë në udhëheqje, LDK dhe Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës. Emërimi i tij i zemëroi si serbët, kundërshtarët politikë të tjerë, po ashtu edhe diplomatët perëndimorë, shumica prej të cilëve i bënë thirrje Misionit të OKB-së në Kosovë të pengonin emërimin e tij. Gazeta “The New York Times” kritikoi ashpër emërimin e tij në një editorial. Mirëpo, Soren Jessen-Pettersen, shefi i Misionit të OKB-së në Kosovë, refuzoi të intervenojë, duke deklaruar se “Nëse unë do t’i thosha ‘Jo’ këtij emërimi, unë do t’i thosha ‘Jo; demokracisë”. Sipas të gjitha burimeve, pasi që u emërua, Ramush Haradinaj dëshmoi se ishte një lider efektiv dhe dinamik, duke mbështetur një pilot projekt që i ofronte Kosovës një pavarësi(të kushtëzuar). Më 8 mars 2005, pasi që gjykata për krime të luftës pranë OKB (Hagë)e konfir­moi aktakuzën kundër tij, Ramush Haradinaj e shpalli dorëheqjen e tij prej kryeministri dhe u betua se do të udhëtonte për në Hagë të ndeshej me akuzat e Karla Del Pontes, kundër tij. Gjatë dorëheqjes, Ramush Haradinaj thirri popullin për qetësi dhe apeloi kundër protestave të dhunshme. Por, kur ai do të thirrej të përgjigjej për të kaluarën e tij si komandant i forcave guerile, shumë frikësohen se temperamenti i tij do të dalë në sipërfaqe, gjë që mund të sjellë trazira dhe mund t’i japë fund paqes së brishtë në Kosovë. “Ai mund të jetë në paraburgim nga Tribunali, por përkrahësit e tij vetëm janë duke bërë plane,” thoshin banorët e fshatit tim, Isniqit, në një tubim masiv, kur u burgos Ramushi. Ramushi, gjatë vitit 2007 duhet edhe një herë të përballohet më akuzat e Tribunalit të Hagës, por gjithsesi ai do të lirohet nga aktakuza, ngase gjenerali, guerili dhe heroi i Dukagjinit nuk ka bërë krime lufte, por ka mbrojtur popullin nga soldateska e satrapit dhe kriminelit Sllobodan Millosheviq.

(Nga libri i autorit Flori Bruqi"Guxim shqiptar,Prishtine,2008)

Commenter cet article