Zeri Amerikes

Publié le par Engjell Shehu

 

Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë

Search
 
SHBA heton kompaninë kineze për ilaçin difektoz heparin


11-03-2008
 
Shikoni materialin - Download (WM) video clip
Shikoni materialin - Watch (WM) video clip

Globalizimi konsiderohet shpesh si një koncept ekonomik. Por ai mund të ndikojë edhe tek shëndeti publik, duke filluar nga lojrat e prodhuara në Kinë, që përmbajnë plumb, e deri tek ushqimet për kafshë, te prodhuara në Kinë, të cilat përmbajnë kimikate të dëmshme. Tani amerikanët po mësojnë se disa nga ilaçet që ata përdorin, prodhohen në Kinë, dhe fatkeqësisht një prej tyre ka shkaktuar probleme.

Gruaja dhe i biri i  LeRoy Hubley-it (HUGH-blee) vdiqën para pak kohësh dhe ai thotë se shkaku ishte përdorimi i  heparinit gjatë dializës së veshkave.   Heparini është një medikament për hollimin e gjakut që parandalon trompozat.  Zoti Hubley e ka hedhur në gjyq prodhuesin e tij.

 

"Nuk di çfarë të them.  Jam tepër i indinjuar dhe nuk mund të bëj asgjë”.
 
Heparini prodhohet nga një kompani amerikane.  Por ilaçi përmban një element që prodhohet në Kinë, nga një kompani, që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk e kishte inspektuar kurrë.  Ligjvënësja demokrate, Rosa DeLauro, e kritikon këtë agjenci.

"Kjo është një agjenci që duhet të kujdeset për shëndetin e publikut, por në fakt drejtohet nga individë  jo kompetentë.  Kjo është një situatë e papranueshme”.


Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve po bëhet gati të inspektojë uzinën dhe që prej atëhere  firma Baxter International e ka ndërprerë  prodhimin e Heparinit.  Ky ilaç ka sjellë rreth 350 reaksione alergjike, kryesisht tek pacientët,  që kanë bërë dializën e veshkave dhe operacione në zemër.  Katër vetë kanë vdekur gjatë këtyre procedurave.  Nuk është e qartë nëse problemi me Heparinin e ka origjinën në uzinën kineze, por Peter Barton Hutt, ish avokat i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve thotë se kjo dëshmon për një rrezik të mundshëm shumë të madh.

"Rreth 80 përqind e atyre që ne i quajmë,  elementëve farmaceutikë aktivë, prodhohen jashtë vendit tonë".

Mijëra kompani  prodhojnë ilaçe jashtë Shteteve të Bashkuara, por Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve, nuk ka informcion  për ilaçet që shiten në Amerikë, në se dhe sa përbërës kimikë të tyre vijnë nga këto firma.

"Edhe në qoftë se ata do të kishin një listë të saktë, dhe në qoftë se gjithçka do të ishte e kompjuterizuar, ata nuk kanë fondet dhe personelin e nevojshëm për të bërë atë që ne presim prej tyre”, thotë ish zyrtari i kësaj agjencie, Peter Barton Hutt.

Me ligj, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve duhet të inspektojë uzinat farmaceutike amerikane çdo dy vjet, por jo uzinat e huaja, në një interval të njejtë kohe.

Pak muaj më parë, në dhjetor të vitit 2007, sipas një raporti të vetë këshilltarëve të Agjencisë, thuhet se ajo nuk ka as personelin dhe as fondet e mjaftueshme, prandaj edhe nuk po e kryen punën si duhet.

Pikërisht për këto arsye, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve pranon se jeta e pacientëve amerikanë është hera herës në rrezik, një pohim ky që mbështetet edhe nga problement me Heparin-in. //iç//

 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

// we must put this out here to override the function if it's cached function authorForm904(pageid, controlid, controltypeid, add, edit, select, isGlobal, hasData) { strurlstring = "pageid=115522&controlid=" + controlid + "&controlTypeID=" + controltypeid + "&editRights=1&approveRights=0"; if ( add == 1 || edit == 1 ) { if ( isGlobal == 1 && add == 1 && hasData == 1 ) newdata = 0; else if ( add == 1 ) newdata = 1; else newdata = 0; newWindow("submit_data","/albanian/loader.cfm?url=/commonspot/controls/custom/submit-data.cfm&newData=" + newdata + "&" + strurlstring); } else if (select == 1) newWindow("select_data","/albanian/loader.cfm?url=/commonspot/controls/custom/select-data.cfm&" + strurlstring); else alert ('You have no permissions to use this element. Check with your administrator.'); }
  Lajmi Kryesor
  Lajmet
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article