Ngjarja ne Gerdec

Publié le par Engjell Shehu

GERDEC/ Orë pas ore apokalipsi që tronditi gjithë Shqipërinë

Denoncimi i specialistit: Fabrika afër shtëpive

Teksa kërkojmë të përfitojmë diçka nga arsenali luftarak i viteve të Luftës së Ftohtë, tashmë jashtë përdorimit të Forcave të Armatosura, përjetojmë një tragjedi të rëndë.

Ajo që ndodhi dje në depot e Gërdecit, ishte pasojë e një aksidenti me pasoja të jashtëzakonshme gjatë operacionit të demontimit të arsenaleve luftarake. Strategjia e demilitarizimit që është hartuar nën mbikëqyrjen e NATO-s, starton qysh në vitin 1999, ku nisi  operacioni i demontimit të armatimeve dhe municioneve, të cilat u hoqën nga përdorimi i Forcave të Armatosura.  Në vitin 2001 një agjenci e specializuar e Aleancës së Atlantikut të Veriut, NAMSA, mori përsipër realizimin e këtyre operacioneve me investimin e donatorëve perëndimorë.  Ndërsa NAMSA pas kësaj u largua, operacionet e demontimit vazhdonin nga vetë Forcat e Armatosura.  Fillimisht ato u përqendruan në ish-uzinat e kombinatet ushtarake, që ofronin specialistë, teknikë dhe kapacitete për operacionet. Në vijim të gjitha impiantet e ngritura në këto uzina u mbyllën dhe e gjithë puna u përqendrua në poligonin e Gërdecit. Ministria e Mbrojtjes kishte kontrakuar një firmë amerikane nga Karolina e Jugut. Fakt që u konfirmua dje edhe nga Berisha. Por punimet kryheshin nga një firmë shqiptare e quajtur “Alba Denin” me pronar biznesmenin e njohur të hekurit, Mihal Delijorgji. Aty punonin vetëm shqiptarë, dhe dje nuk ndodhej asnjë specialist i huaj.
Prej muajsh u grumbullua aty një sasi e madhe municionesh luftarake, nga të gjitha rajonet e vendit.  Vetëm para një muaji në këtë poligon u mundësua demontimi i 200 milionë fishekëve, pjesa e bronzit e përftuar nga shpërbërja e tyre, u tregtua tek një kompani amerikane. Ditët e fundit në fabrikën e Gërdecit kishte filluar procesi i demontimit të municioneve të artilerisë. Pikërisht në këtë proces ndodhi edhe tragjedia.   Poligoni i Gërdecit do të tërhiqte vëmendjen e mbarë opinionit, veçanërisht specialistët e armatim-municioneve do të ishin të parët që do të jepnin mendimet e tyre për shkakun e tragjedisë. Pavarësisht diversiteteve, të gjithë me sa shpreheshin bashkoheshin në një përfundim: Moszbatimi i teknologjisë rigoroze që parashikohet për të tilla operacione, është premisa kryesore e një ngjarje të tillë. Kishte ndër ta që kontestonin edhe përzgjedhjen e rajonit të Gërdecit, si një vend të papërshtatshëm për procese të tilla. Gjithsesi, tragjedia sa ndodhi dhe çdo gjykim në këto momente mund të jetë subjektiv.
Ja çfarë rrëfeu për “Panoramën” njëri prej tyre
A mendoni se ngjarja e rëndë mund të shmangej?
Jam i bindur se po të zbatohej teknologjia specifike që është parashikuar për këto operacione demontimi, nuk do të kishim këtë tragjedi njerëzore...
Çfarë keni parasysh me termin teknologji demontimi dhe çfarë mendoni se nuk është zbatuar nga kërkesat e saj?
Prodhimi i municioneve luftarake realizohet me një teknologji specifike, shumë rigoroze. E njëjta gjë parashikohet, madje detyrohet edhe në rastin e operacioneve të demontimit. Shkurt, nuk mund të ketë operacion demontimi jashtë një procesi teknologjik rigoroz...
Në rastin e Gërdecit, ky proces nuk bëhej në rrugë teknologjike?
Mesa kam unë informacion, aty procesi i demontimit të predhave bëhej në rrugë artizanale. Mjaft nga proceset e këtyre operacioneve bëheshin me dorë.
Tjetër, çfarë mendoni se nuk është zbatuar gjatë demontimit të predhave?
E para, prania e këtij arsenali të jashtëzakonshëm brenda një qendre të banuar, ca më tepër shumë pranë një aeroporti ndërkombëtar, është një shkelje jo e vogël. Sipas kërkesave teknologjike që aplikohen në tërë botën, këto municione duhet të jenë larg qendrave të banuara përtej rrezeve së qitjes me to. Në rastin e Gërdecit këto depo ku bëhej demontimi i municioneve ishin në mes të qendrës së banuar. Gjë që solli edhe ato pasoja tragjike.
Kjo kërkesë pak a shumë mund të kufizonte numrin e viktimave, por...
Ka kërkesa të tjera për këto operacione po kaq rigoroze, zbatimi i të cilave shmang çdo ngjarje me pasoja. Ka p.sh., një skemë veprimi që është shumë e rëndësishme, e cila detyron radhën e veprimeve gjatë procesit në mënyrë të tillë që operacionet të jenë të ndara nga njëri-tjetri. Kështu p.sh., heqja e kapsollës ndalohet rreptësisht të bëhet në të njëjtin vend dhe njëherazi me çmontimin e predhës. Po kështu ka norma rigoroze për distancën midis reparteve, për sasinë e materialeve në një proces, për sasinë e njerëzve dhe mënyrën e vendosjes së tyre gjatë operacionit e deri te masat e sigurimit teknik...

mejko, ndermarrja e eksport-imporit te ushtrise
Eshtë ndërmarrja e eksport-importit të prodhimeve ushtarake. Ajo është ngritur për herë të parë në vitin 1991 dhe ka monitoruar tërë procesin e shitjeve dhe blerjeve të armatimit, municioneve dhe teknikës ushtarake të Forcave të Armatosura. Në harkun e këtyre viteve ajo ka monitoruar edhe prodhimet e uzinave dhe kombinateve ushtarake. Gërdeci ishte një nga depot më të mëdha të saj.

tenderi, fitues kompania amerikane
Të gjitha predhat e tragjedisë së Gërdecit ishin destinuar për shitje. Ishte bërë për këtë një tender që e kishte fituar një kompani amerikane, e cila kishte përftuar edhe tenderin e 200 milionë fishekëve, që ishin të demontuar në këtë poligon. Nga sa shpreheshin specialistët dje, një predhë topi Obuz, që përmban tre kg bronz ishte shitur tre dollarë.


Çfarë municionesh luftarake kishte në depot e Gërdecit
Në depot ushtarake të Gërdecit ishte depozituar një arsenal me gati 10 mijë tonë municion. Pjesa më e madhe e tij përbëhej nga municion i artilerisë së rëndë. Në këtë arsenal kishte predha të topit “Obuz”, atij 12,7 mm, të topit 14, 5mm, 57 e 122 mmm etj. Kjo sasi ishte grumbulluar nëpërmjet operacioneve të organizuara nga Forcat e Armatosura. Ishin municione që ishin hequr kohët e fundit nga përdorimi i strukturave ushtarake dhe ishin destinuar për t'u demontuar e mandej për t'u tregtuar. Sasia e bronzit që kanë në përbërjen e tyre këto predha, ishte i kërkuar nga tregu ndërkombëtar. Pikërisht një kompani amerikane kishte fituar tenderin përkatës dhe sipas marrëveshjes përkatëse bënte blerjen e saj. Gërdeci shumë pranë Tiranës dhe Durrësit prej vitesh e dekadash, madje ka qenë i njohur si një qytezë ushtarake. Të parët ushtarakë që e kanë populluar në fillim të viteve '60  kanë qenë një grup automatikësish, pjesë e një batalioni këmbësorie. Në vijim qyteza e Gërdecit do të bëhej strehëza e një detashmenti tankesh. Për disa vite me radhë një njësi tankiste do të qëndronte e vendosur aty, për të ardhur deri në vitet '90 kur kjo njësi do të kthehej në një regjiment kundërajror. Me reformën e viti 2001 Gërdeci do të dilte nga inventari i Forcave të  Armatosura si një njësi ushtarake dhe do të përzgjidhej nga ndërmarrja MEJKO e Ministrisë së Mbrojtjes si depozita kryesore e të gjitha arsenaleve luftarake, që kjo ndërmarrje do t'i trajtonte për eksport. Pas demontimit të një sasie të madhe fishekësh ditët e fundit kishte filluar aty çmontimi i predhave të artilerisë së rëndë.

 

NAMSA demontoi nëntë mijë tonë municione.
Për katër vjet me radhë një agjenci e specializuar e NATO-s e njohur ndryshe si NAMSA punoi për realizimin e operacioneve të demilitarizimit në vendin tonë. Me investimin e donatorëve perëndimorë dhe me asistencën e specialistëve të Aleancës së Atlantikut të Veriut ajo ngriti një uzinë demontimi të prodhimit kanadez në ish-kombinatin ushtarak të Mjeksit, Elbasan. I gjithë procesi u realizua aty nën një teknologji rreptësisht rigoroze dhe me specialistë të aftë e të trajnuar nga NAMSA. Në përfundim të këtij projekti titullarët e kësaj agjencie të NATO-s sugjeruan që operacionet në vijim për demontimin e municioneve duhej të përqendroheshin në ish-uzinat ushtarake, të cilat ofrojnë mundësi dhe kapacitete të nevojshme.

Fishekët
Në poligonin e Gërdecit është realizuar çmontimi i një sasie prej 200 milionë fishekë të armëve të këmbësorisë. Sasia e bronzit e përftuar nga ky proces është blerë nga një kompani amerikane pas një tenderi të zhvilluar në Tiranë. Para fillimit të këtij procesi në këtë poligon fishekët janë çmontuar në ish-uzinat dhe kombinatet e destinuara për prodhimet ushtarake. I gjithë ky proces është monitoruar nga ndërmarrja MEJKO, e destinuar për eksport-import për nevoja të Forcave të Armatosura.

 

Bilanci, 5 të vdekur e 242 të plagosur

Pesë të vdekur, 142 persona të plagosur rëndë dhe 100 të tjerë të lënduar lehtë.

Trazhgim Sokolaj

Ky është bilanci tragjik i ngjarjes që ndodhi dje rreth orës 12:05 në fshatin Gërdec të Vorës, pak kilometra larg Tiranës. Shpërthimet e fuqishme njëra pas tjetrës, e kishin origjinën e tyre në fabrikën e përpunimit dhe asgjësimit të armatimeve e municioneve në fshatin Gërdec. Puna për çmontimin e predhave të prodhimit rus e kinez po vazhdonte kur siç duket një gabim njerëzor, është bërë shkak për zjarrin, që më pas ka shkaktuar shpërthimet e fuqishme njëra pas tjetrës. Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, paralajmëruan dje në mbrëmje se numri i viktimave mund të jetë më i madh. Dhjetëra qytetarë, banorë të zonës ku ndodhi ngjarja, pretendonin dje në mbrëmje për persona të afërm të tyre që nuk gjenden. Megjithatë ata nuk janë shpallur të zhdukur nga policia, pasi rezulton se ata janë vendosur në spitale apo në qendrat e strehimit të përkohshëm, pa mundur të lajmërojnë të afërmit e tyre. Një pjesë e këtyre personave që nuk gjenden, mësohet se janë rikthyer në shtëpitë e tyre, por të afërmit i kërkojnë nëpër spitale duke menduar se ata janë plagosur.
Të vdekurit
Deri mbrëmë në mesnatë, konfirmohej se pesë persona kishin vdekur si pasojë e shpërthimit në përmasat e katastrofës, që ndodhi në fshatin Gërdec. Nga pesë të vdekurit, katër prej tyre kanë humbur jetën në vendin ku ndodhi shpërthimi brenda fabrikës së përpunimit të armëve dhe municioneve, në depon e fshatit Gërdec. Një fëmijë ka gjetur vdekjen pak orë pas mbërritjes në Spitalin Ushtarak, pasi nuk mundi t’i mbijetonte djegieve dhe plagëve të rënda që kishte marrë. Në total numri i të plagosurve arrin 242 persona, prej të cilëve gjashtë ndodhen në gjendje kome. Nga numri prej 242 të plagosurish, siç konfirmoi kryeministri Berisha, 142 prej tyre janë plagosur me dëmtime serioze, ndërsa 12 persona janë në gjendje kritike për jetën si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar nga shpërthimi. Dhjetë të tjerë nga të plagosurit kanë pësuar djegie në shkallën maksimale, çka e ka bërë emergjente gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkaq, nga të gjithë të plagosurit, 100 prej tyre janë paraqitur në spital, ku janë trajtuar me mjekime dhe më pas janë kthyer në banesat e tyre, pasi mbajtja nën kontroll mjekësor nuk ishte e nevojshme.
Katastrofa
Sipas të dhënave zyrtare, në ambientet ku po kryheshin punimet për çmontimin dhe asgjësimin e armatimeve dhe municioneve ndodheshin 121 punonjës të firmës “Alba Denin”, kompani shqiptare me pronar Mihal Delijorgjin, e kontraktuar nga subjekti amerikan që kishte marrë përsipër mbikëqyrjen e procesit të asgjësimit të armëve dhe municioneve të grumbulluara në fshatin Gërdec. Zyrtarët e shtabit të emergjencës konfirmuan mbrëmë në mesnatë për gazetën se, gjatë ditës së djeshme nga zona e shpërthimit dhe qendrat e banimit përreth saj janë evakuuar 4 mijë persona, që janë vendosur sipas gjendjes së tyre në spitale apo në qendra të strehimit të përkohshëm të vendosura në dispozicion nga qeveria për këtë qëllim. Gjatë ditës së djeshme mësohet se forcat e policisë dhe të ushtrisë kanë kryer gjithsej 50 fluturime me mjete ajrore në zonën e rrezikut, duke transportuar të dëmtuarit në drejtim të spitaleve. Qindra ndërhyrje janë kryer me anë të ambulancave dhe mjeteve të tjera ushtarake apo policore në rrugë tokësore, me qëllim nxjerrjen e banorëve prej zonave të rrezikuara nga shpërthimet e tjera të pritshme.      


5 persona
janë konsideruar të vdekur nga të dhënat zyrtare të ushtrisë dhe policisë të dhëna dje rreth mesnatës, në bazë të llogaritjeve të fundit

242 persona
llogariten të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur dje në fshatin Gërdec, në afërsi të Vorës gjatë punimeve për asgjësimin e predhave

6 persona
nga numri i të plagosurve ndodheshin në gjendje kome, kurse 12 të tjerë kanë pësuar dëmtime që u rrezikojnë jetën. Edhe dhjetë të tjerë kanë djegie maksimale

 

 

 

 

Lista e emrave

Të vdekur
Jetmir Pasholli, 19 vjeç
Muhamet Hoxha, 59 vjeç
Medi Durda, 40 vjeç
Dy të paidentifikuar

Punëtorët Ndërmarrja e transportit
1. Jakup Subashi
2. Ermir Koci
3. Alban Mexhaj
4. Ardian Onuzi
5. Roland Leti
6. Roland Alla
7. Dashamir Kurti
8. Qatip Kurti
9. Adriatik Spahiu
10. Daut Muça
11. Sajmir Hasrama
12. Lirim Palushi
13. Adriatik Balliu
14. Arben Lushi
15. Elidon Alla
16. Julian Muçaj
17. Gëzim Gjata
18. Endri Osmani
19. Besim Canga
20. Zabit Quku
21. Petrit Behari
22. Viktor Kola
23. Zylyftar Ahmeti
24. Shaban Braulla
25. Sadik Sula
26. Ilir Hoxha

Punëtorët e pastrimit të presës
27. Ihane Halili
28. Shaqir Duka
29. Dhurata Halili
30. Aneta Dokushi
31. Alida Dova
32. Adile Zguri
33. Shega Kokici
34. Dafina Muça
35. Nazmie Gjoka
36. Leme Dashi
37. Dylbere Primi

Punëtorët e larjes
38. Lindita Zylfo
39. Arta Primi
40. Zyra Hasa
41. Rajmonda Durda
42. Luiza Durda
43. Shqipe Alhasa
44. Fitnete Alhasa
45. Natasha Alla
46. Liljana Dervishi
47. Ermira Osmani
48. Mirvete Lala
49. Fatime Fejza
50. Etleva Muça

Grupet e demontimit
51. Haxhi Kaca
52. Fitore Kaca
53. Naim Cani
54. Shqipe Cani
55. Pëllumb Sula
56. Bukurosh Sula
57. Lihane Sula
58. Myslym Dova
59. Flora Dova
60. Liri Dova
61. Rushit Cani
62. Lindita Dova
63. Relfie Cani
64. Arben Dova
65. Besnike Dova
66. Vjollca Zguri
67. Kadri Meçe
68. Ratmira Meçe
69. Fehmi Sula
70. Riza Goxhaj
71. Murat Ajazi
72. Fatbardha Rama
73. Thëllënza Gjoka
74. Hysen Cani
75. Jetmir Cani
76. Drita Cani
Spitali Ushtarak
Vjollca Tafaj
Shkëlqim Demaj
Haene Çota
Denisa Toçi
Zane Pica
Manjola Faruku
Kreshnik Anolla
Hurma Kareci
Zenel Kareci
Ledio Muça
Klodian Koka
Gëzim Gjoni
Dritan Memaçi
Blerim Sheza
Nazmi Faruku
Laje Pervizi
Ridvan dedaj
Mirela Picari
Xhaferr Koçi
Shefqet Kajmaku
Avenir Hysa
Demire Hodi
Xhavit Ashiku
Mynyre Zeneli
Brunilda Zeneli
Antigona Zeneli
Lona Sulka
Sabrije Picari
Zeqine Fejzollari
Fojgur Rapa
Artjola Hamakolli
Sherife Aliu
Ervis Sejdo
Bukurije Denga
Hurme Kariqi
Ervin Allmeta
Valbona KAraj
Elf Mezati
Xhabir Sina
Ramazan Gjeçi
Hajrie Kabaçi
Zelie Kolamjani
Servete Deda
Ramazan Sulku
Sidorela Coka
Blerina Gjoka
Bardha Suta
Avni Kurti
Suzana Gërdeci
Ornela Gentashi
Sherif Muka
Selam Sefa
Romina Baboçi
Ylli Picari
Briken Tereza
Shefqet Kajmaku
Blerim Shera
Zenel Kovaçi
Gledjon Fortuzi
Dylbere Prilli
Bashkim Muhaj

Tiranë
Spitali i djegieve plastikës
Qemal Deliu, 47 vjeç, reanimacion
Alketa Azizi, 30 vjeç, reanimacion
Rabie Gërdeci, 30 vjeç, reanimacion
Riza Kaxhai, 40 vjeç, reanimacion
Viktor Nikolli 51 vjeç, reanimacion
Azem Amalli, 44 vjeç, reanimacion
Zylfi Ahmeti, 50 vjeç, reanimacion
Adelina Cani, 18 vjeç, reanimacion
Vensile Gjata, 19 vjeç, reanimacion
Qemal Mema, 47 vjeç, pavijon
Adriatik Barbaliu, 24 vjeç, pavijon
Nikolin Azizaj, 31 vjeç, pavijon
Taulant Azizaj, 18 vjeç, pavijon
Luiza Zeneli, 38 vjeç, pavijon
Mirela Azizaj, 53 vjeç, pavijon
Spitali francez QSUT
Mentor Ahmetaj 26 vjeç, pavijon
Klodian Kodra 31 vjeçe, pavijon i intervenum
Fatbardha Coka 40 vjeçe, pavijon i intervenum
Xhafire Breta 3.5 vjeç, sallë i intervenum
Miklovan Hoxha 28 vjeç, pavijon
Taulant Domi 38 vjeç, pavijon
Nertila Dardha 21 vjeçe, pavijon

Urgjenca spitali nr. 2 QSUT
Fiqirete Picari 36 vjeçe, plagë të lehta
Besmir Harmixhi 23 vjeç, kirurgji vaskulare
Marcela Hysenaj 30 vjeçe, plagë të lehta
Erjon Hysa 25 vjeç, plagë të lehta
Andi Shkoza 30 vjeç, plagë në kokë
Serxho Elezi 24 vjeç, plagë të lehta
Sajmir Rexhi 23 vjeç, plagë të lehta
Erik Durda 14 vjeç, plagë të lehta
Ernela Cuberi, 30 vjeçe, intervenohet në sallë
Caje Bitri 60 vjeçe, plagë të lehta
Mazime mertoli 50 vjeçe, plagë të lehta
Elona Sulku
Klea Sulku
Denisa Isai
Anisa Sokoli
Dritan Zydiu
Riza Halili
Dylbere Prilli
Bashkim Muhaj

Të plagosur në Durrës
Erzen Ismaili
Fjona Gjini
Viktor Cani
Sinan Shehu
Safet Kalushi
Ponja Sula
Denis Muha
Rakip Gërdeci
Fajton Meçe
Enver Ahmetaj
Adelina Ceni

Jashtë rrezikut në Durrës
Xhevrie Ceka
Gentian ceka
Ilir Shekdulla
Engjellushe Bilali
Eni Kosova
Elis Fjolla
Sinan Shehu
Enver Ahmetaj
Sonila Xhaferri
Olsi Preza
Fatmir Bushati
Aziz Tahiri
Sotir Gjezi
Sali Hyqmetaj
Hezime Hyqmetaj
Bajram Dibra
Dorina Dibra
Merita Bajrami
Orjon Luku
Erzen Ismaili
Shpresa Bushati
Aleksandër Bushati
Sinan Shehu
Sazem Shehu
Erjona Muka
Denis Muka

 

Commenter cet article