Fshati po digjet, opozita po krihet

Publié le par Engjell Shehu




Nga Engjell Shehu







Dita e shtune do te mbahet mëndë nga te gjithë shqiptaret si dita e zeze ku mori jetë, njerëzish te pafajshëm. Ajo mesdite tronditi te gjithë njerëzit qe kane ndjenja njerëzore dhe qe e vlerësojnë e çmojnë jetën si gjene me te shenjte ne ketë bote. Ajo mesdite e te shtunës ishte katastrofë njerëzore e materiale por mbi te gjitha ishte një tragjedi për kombin shqiptare. Ngushëllimet tona për te gjithë personat dhe familjet e tyre te prekura nga kjo tragjedi janë ngushëllime te shprehura nga ndjenja e dashurisë për njeri tjetrin ku tragjedia e tyre është ne te njëjtën kohe edhe jona. Sot është koha te ndihmojmë e gjendemi pranë njerëzve dhe familjeve te prekura me kontributet financiare e materiale, sot me shume se kurrë është koha te gjejmë rruge për te lehtësuar ketë dhimbje te madhe qe ka prekur banoret e Gërdecit e me tej. Shkaqet patjetër do te hetohen dhe do te zbardhet e vërteta e kësaj qe ndodhi dhe prandaj Drejtësia ka nisur hetimet, por s’është momenti tani ti kushtojmë rendësi se kush kane qene shkaqet koha nuk pret, njerëzit janë përjashta, viktima te tjera janë ende pa u gjetur ne gërmadhat e te ashtuquajtur fabrikë e demontimit te municioneve. Me te drejte qeveria është mobilizuar si asnjë here tjetër për te normalizuar situatën dhe gjendjen e krijuar, ajo po punon ne mënyrën me te shpejte dhe me te organizuar ditën dhe natën, vet Kryeministri Sali Berisha është ne krye te Komisionit te Emergjencës për ketë ngjarje, grupet e vlerësimit janë shpërndarë ne te gjithë territorin e prekur nga kjo tragjedi për te bere vlerësimin e dëmeve materiale, njerëzit pra familjaret qe janë pa strehë janë sistemuar neper qendra te ndryshme me kushte te mira jetese. Dorëheqja e pa revokueshme e Ministrit te Mbrojtjes zotit Fatmir Mediu është një akt civil e domethënës për vete atë dhe për politiken shqiptare si dhe ne te njëjtën kohe një përgjegjshmëri e plote e qeverise. Mirëpo po shohim dy medalje krejt te kundërta ne rolin qe po lot sot politika shqiptare pra krahas masave urgjente qe po merre qeveria dhe kryeministri Sali Berisha për te lehtësuar dhimbjen e humbjeve njerëzore si dhe masat për te riparuar demet e shkaktuar nga kjo tragjedi do te thosha qofte njerëzore apo qofte aksidentale, po shohim opozitën qe nuk po pret dhe nuk ka durim kërkon te shfrytëzoj këtë momente fatkeqësie për te realizuar qëllimet e saj për pushtet dhe pikësëpari kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit si kushtin e pare te tyre për te stabilizuar situatën sipas tyre. Kryetari opozitës z. Edi Rama ne vende te bashkëpunojë me ato potenciale qe ka opozita ne lehtësimin e dhimbjen e te dëmtuarve dhe te jete aktive ne gjetjen e rrugëve qe përmirësojnë këtë gjendje te krijuar, ai se bashku me papagallit e provuar ne drejtim te pushtetit del përpara kamerave te gazetarëve duke fol sikur shpall fitoren e opozitës ne një betejë elektorale duke lëvizur këmbët e duart ne kërkim te një dorëheqje te kryeministrit te vendit. Une personalisht do te shtroja një pyetje nga këndvështrimi qe e shohë dhe e gjykoj situatën Me cilën logjik te një shqiptari te ndershëm e patriot ky lider opozite kërkon dorëheqjen e kryeministrit ne një kohe qe kryeministri Berisha se bashku me ekipin e tij qeverisës janë përveshur punës natën dhe ditën për te ndihmuar e minimizuar dhimbjen te prekur nga kjo fatkeqësi. Kryetari i opozitës me sa shohë unë ne horizont te deklaratës se tij për dorëheqjen e kryeministrit është sa djallëzorë aq edhe e pa vende e cinike sepse kërkon qe te kthej këtë vende ne kaos e ne rrëmujë ne këtë situatë kur tragjedia nuk ka mbaruar ,qe te vije ai ne pushtet. Shikoni dhe vlerësoni se çfarë politikane kemi ne krye qe për interesat e tyre personale e karrieriste nuk kane gale edhe pse munde te digjet Shqipëria nuk kane gale edhe pse vriten njerëz ata njerëz qe ne emër te tyre kërkojnë pushtet ata nuk duan t’ia dine por kërkojnë te krijojnë amulli e pa siguri duke kërkuar dorëheqje te qeverise. Është koha dhe momenti qe opozita te tregoj vlerat si opozite por mbi te gjitha te sillet si klase politike e përgjegjshme ne këtë fatkeqësi kombëtare qe ka ndodhur është koha qe me shume se kurrë opozita te behet një me qeverinë për raste te tilla kur behet fjale për tragjedi kombëtare ne lehtësimin e dhimbjes se familjarëve te viktimave dhe ne marrjen e masave urgjente për riparimin e dëmeve materiale sepse me sa po shohim opozita i ngjanë asaj proverbes qe ‘’Fshati po digjet, kurva po krihet

Commenter cet article