Partive te vogla fantazme ne agoni, po u mbaron oksigjeni

Publié le par Engjell Shehu

 Nga Engjell Shehu


Ka ardhur koha te shohim politikane dhe nje politik serioze dhe efikase ne sherbim te vete shqiptareve dhe Shqiperise. Reforma zgjedhore eshte dhe ngelet pika me e nxehte sot ne politiken e perditshme shqiptare. Kemi me shume se 17 vjet qe zgjedhjet ne te gjitha menyrat e saj te zhvillimit kane qene te kontestueshme nga pala kundershtare qe i ka humbur ato. Kjo ka ardhur si rezultat i mangesive ne Legjislacionin Shqiptare ‘’Per mbajtjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve politike ne vende’’ te parashikuara ne Kushtetuten e vendit, pra ate te modelit qe eshte percaktuar ne . U lodhem nga kontestimet, u lodhem nga mashtrimet e trafikikimet e votes te ashtuquajtur te lire dhe demokratike. Kemi degjuar nga politikanet ne parlamnet se me kodin zgjedhor aktual ne Kushtetuten te prodhoj Dushk te vogel e Dushk te madhe, te prodhoje deputet qe sot jane sociliste e neser gdhihen demokristian, sot jane e socialdemokrat neser gdhihen demokistian, sot jane demokrat apo socialiste dhe neser gdhihen demokristian, Xhuvelian apo Ilirian. Nga deputet i varur rebelohet ndaj partise se tij dhe behet te nesermen i pavarur.Nga keto levizje si levizje shahu ne parlament shikojme humor e komedi ne parlament, shikojme se si shahen se si zihen dhe se si akuzojne trafikantet e votes se lire trafikantet e deputetve ne prlament. Te githeve na kujtohet rebelimi i Ilir Metes nga Fatos Nano, rebelimi i Paskal Milos nga Skender Gjinushi,rebelimi i Genc Pollos nga Sali Berisha, rebelimi i Nard Ndokes nga Sali Berisha e pastaj nga Genc Pollo e plot raste si keto, te cilet pasi kane mbledhur ca firma, kane regjistruar partite e tyre te vogla dhe sot i kemi prezent ne parlamentin tone te ashtuquajtur pluraliste. Keto partite e vogla kane 17 vjet qe dominojne ne politik duke barazpeshuar votat e tyre duke qeverisur e duke marrevendime ne parlament pavarsishte peshes se tyre ne elektorat. Gjetja e gjuhes se perbashket e Pozites dhe Opozites tani qe diskutohet ne kete pike delikate e kyçe per reformen zgjedhore i ka irrituar pa mase partite e vogla fantazma do te thoshja une dhe po bejne nje zhurme mediatike te madhe sepse po u mbaron oksigjeni. Gjetja e perbashket e dy forcave te medha te konsesusit ne te mire te vendit per reformen zgjedhore qe konsiston ne variantin zgjedhor propocional rajonal nuk ka irrituar vetem partite e vogla opozitare por edhe ato te kualicionit qeversise çka do te thote se ato dalengadale do te dalin jashte skemes politike parlamentare ne zgjedhjet e ardhshme sepse ne testin qe do te kalojne para votuesve do te skualifikohen nga pjesmarrja ne prlament duke mos marre ate perqindjen e lejushme per tu perfaqesuar aty. Duke e ndjere dhe duke e ditur peshen e tyre se sa ju vlen lekura ato jane irrituar aq shume sa qe kane kaluar ne sulme verbale e te drejtperdrejta ndaj dy forcave me te medha politike Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Partia e Metes pak kohe me pare duke e pare kete rrezik se munde jete jashte parlamentit ne zgjedhjet e radhes me kete variante te kodit zgjedhor qe po diskutojne dy partite e medha ate propocional rajonal e duke pare qe skishte peshe e force ai vet per ta ndalur, Meta se bashku me Milon shkoj dhe regjistroje ne gjykate te ashtuquajtur ‘’Aleancen e mjate’’duke i bere nje shkrirje aleances opozitare te kryesuar me pare nga kryetari i Partise Socialiste. Duke pare partite e vogla marrveshjen e hapur midis P.D dhe P.S per ndryshimet kushtetuese ne sistemin zgjedhor te cilet i kane votat e mjaftueshme per te miratuar ate kane kaluar ne sulme verbale e akuzuese per derejtuesin e Partise Socialiste se ai po tradheton elektoratin e majte dhe se behet pale me Berishen. Ketu duket sikur partite e vogla te majta qenkan besnike te elektoratit te tyre dhe se z. Edi Rama i ka tradhetuar ate. Me keto trillime e sllogane eshte ngopur e sterngopur elektorati dhe keto akuza e sllogane kane prodhuar vetem konfliktualitet dhe varferi ne popull. Gjetja e nje gjuhe perbashket e dy forcave te medha politike per te permiresuar kodin zgjedhor duke nderhyre ne Kushtetut, eshte nje sinjal i mire per politiken shqiptare sepse klasa politike do te jete me produktive dhe me efiçente ne qeverisje te vendit dhe se dyti do te kemi nje klase politike te pergjegjsme ne parlament e dal nga vota e lire e elektoratit te tyre. Me ndryshimin e kodit te sistemit zgjedhor ate propocional rajonal do te kemi zgjedhje parlamentare e vendore te ndershme dhe te pa kontestueshme si dhe do te kemi vertete perfaqesues te dal nga elektorati tyre qe deputetet nuk munde te trafikohen pas zgjedhjeve ne parlament sipas interesave te tyre meskine private e per me teper korrupive, kur ne te njejten kohe do te kemi gjithashtu dhe eleminimin e shume partive te vogla qe do tu mbaroj oksigjeni sepse jo vetem qe nuk kane elektorat por qe keto 17 vjet jane tallur me shqipatert duke bere pazare trafikimi deputetesh dhe kane vene jo pak here ne rrezik qeverisjen ne vende.

Commenter cet article