I ftohti, bora e parë e gjen Korçën pa drita

Publié le par Engjell Shehu

I ftohti, bora e parë e gjen Korçën pa drita Me borë dhe pa drita. Kështu është gdhirë sot Korça, teksa dimri ka trokitur bindshëm duke shënuar rënien e parë të dëborës. Temperatura minimale sot në këtë qytet ka qenë 0 gradë, nderkohe qe dritat mungojne per 4 rresht. Shekulli Online Marte, 18 Nentor 2008 15:09:00 Korçë- Me borë dhe pa drita. Kështu është gdhirë sot Korça, teksa dimri ka trokitur bindshëm duke shënuar rënien e parë të dëborës. Temperatura minimale sot në këtë qytet ka qenë 0 gradë, ku në lartësinë 1000 metra kishte reshje të dendura dëbore, ndërsa në qytet një renie e lehte. Ndërkohë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka ndërprerë energjinë elektrike me orare të zgjatura. Energjia mungon 4 orë në ditë, ndërkohë që ende nuk është publikuar grafiku i ndërprerjes se energjise elektrike. Qyteti gjatë gjithë paradites oshëtin nga zhurma e gjeneratoreve, ndërsa më rëndë ndërprerja e energjisë ka goditur biznesin. Nga nënstacioni elktrik Korçë konfirmohet se nuk kemi të bejme me kufizime te energjise elektrike por me mbingarkesa të rrjetit pasi energjia elektrike po përdoret edhe për ngrohje. Stakimi i çelësave, bëjnë të ditur të njëjtat burime, bëhet nga korpusi i Elbasanit.

Commenter cet article