Disa fjalë për antologjinë poetike "Zemra prindërore" dhe autorët e vërtetë të saj! - Fenomeni Kadare, për idetë që çojnë në një vepër letrare.- Nga Edmond Ismailati .

Publié le par Engjell Shehu

Disa fjalë për antologjinë poetike "Zemra prindërore" dhe autorët e vërtetë të saj! - Fenomeni Kadare, për idetë që çojnë në një vepër letrare.- Nga Edmond Ismailati . Nuk kisha ndërmend të shkruaj, por e ndiej që nuk mund të udhëtoj me një peshë hidhërimi në shpirt, duke e murrosur për ditë e nga pak një padrejtësi, që më është bërë me paramendim në adresën time. Është kjo padrejtësi që, duke mos gjetur kushte në shpirtin tim ka vetëkërkuar që të asgjesohet. Britmat e saj janë dokumentuar edhe tek një antologji poetike . Thirrje këto që, lindën dhe u dëgjuan po tek lista "Mëmëdheu" (memedheu@googlegroups.com) por tashmë përfunduan edhe në "Mëmëdheun" e përjetshëm, atje ku prehen prindërit tanë që kanë ndërruar udhën e jetës, udhë kjo që është e pashmangëshme për çdo krijesë. Është fjala për "ideatorin" e antologjisë të sapo botuar "Zemra prindërore" të cilën ma ka adaptuar z.Agim Bacelli. Si nga hera kur dy persona takohen për herë të parë, mundohen të prezantohen me gjuhën e enjgjëjve por, është fundi ai që vendos legalizimin e tij. Që në kontaktin e parë që pata me z. Bacelli në daljen e pranverës së '06, më la përshtypjet më të mira dhe si rrjedhojë e pranova edhe ftesën e tij, për të aderuar tek lista "Mëmëdheu", e cila është krijuar dhe mirëmbahet po nga vetë ai. Ishte hera e parë që do të merrja pjesë në një listë, pasi edhe me qejf nuk e kisha, ngaqë si forumet e grupmoshave të ndryshme edhe nëpër shkrimet e listave që kisha ndeshur nëpërmjet kërkuesit Google, përveç disa shkrimeve të çmuara prej simboleve e personaliteteve te letrave shqipe, jam përballur edhe me një klimë jo vetëm të pakëndëshme e të mbarsur me urrejtje kundra simboleve të kombit, por edhe dhunë dhe degradim shpirtëror kundrejt njëri-tjetrit. Klimë kjo që po bashkëjetohet edhe sot e kësaj dite duke arritur deri aty sa të shpërndahen edhe pankarta falco nekrologjiko-eletronike për bashkëkombësit. Duke parë që tek kjo listë kishte një pjesëmarrje jo më shumë se 25-30 vetësh, ku midis tyre edhe personalitete të shquar dhe intelektualë të fushave të ndryshme si në letërsi, politikë, gazetari ... ku nga postimet e tyre të spikatura dhe pa tendenca ishte krijuar një qetësi dhe harmoni për të admiruar. Ndër ato postime ishte dhe poezia "Babait, Adem Bacellit" e krijuar nga djali i tij Agim Bacelli. Një poezi e krijuar shumë bukur artistikisht por njëkohësisht ngarkon me emocione çdo lexues. Është poezia më e mirë nga çfarë i kam lexuar këtij krijuesi. Komentet telegrafike për këtë poezi nuk munguan as nga shkimtarët Naum Prifti, ... etj. Bashkë me vlerësimet mia për këtë poezi u premtova se do të postoja edhe unë një nga poezitë e mia, "Qyteti i heshtur" krijuar këtu e para viteve '90, është enkas për humbjen e babait tim. Në mbasditen e datës 22 gusht '07 u postua poezia "Vitet e mia" e poetit Gjeto Turmalaj ku ja kushtonte vetes së tij, me rastin e 65 -vjetorit të ditëlindjes së tij. Ndërsa në paraditen e 23 gushtit '07 krijuesi Kosta Duka postoi poezin ''S'janë vetëm disa fjalë" kushtuar babait të tij. Duke parë që sapo kishte filluar që të hidheshin krijime dinjitoze, pasi po atë paradite u postua një tjetër poezi kushtuar babait, nga Agim Vatovci prej Kosove mendova të postoja tek çdo krijues nga një koment. Ishte poezia ''S'janë vetëm disa fjalë "që zoti Bacelli e përshëndeti vetëm me një fjali blic dhe mbas tij e pasoi posta ime po për këtë poezi. Ja ç'farë përmbante posta; -From: usaplanet@juno.com Date: Fri, Aug 24, 2007 at 3:29 AM Subject: [Mëmëdheu] S'janë vetëm disa fjalë ! To: memedheu@googlegroups.com; "S'janë vetëm disa fjalë ' siç thua dhe vetë i nderuar z. K. Duka. Për prindërit janë të pashtershme vargjet që po të nisen nuk kanë fund ... Poezia juaj na jep një portret në lëvizje, të duket sikur e jetojmë ... shumë thjeshtë dhe me plot jetë ... ja si na tërheq... me orgjinalitetin e shpirtit…“ ( Vijon poezia e bashkëngjitur.... Nga mëmëdheu e. ismailati P.S. Do të qe mire nëse tek "Mëmëdheu'' do të vazhdonin poezi kushtuar baballarëve dhe të përfshiheshin në një antologji po të botuar nën kujdesin e krijuesit e memedheut (pasi një do ta marrë përsipër). Unë jam i gatshëm, shpresoj të ndodhë me të gjithë që edhe ato krijime që gjenden jashtë kësaj liste të grumbullohen po këtu dhe kur shikohet që është e siguruar një sasi e kënaqeshme, pa lënë asnjë autor që ka krijuar poezi për baballarët jashtë kësaj antologjie. Një sugjerim kisha pasi duke u nisur dhe nga poezia për veten e z. Shkreljani dhe kjo hyn pasi nga vetë mosha patjetër është një prind dhe gjysh, dhe është fat kur prindi shkruan një mesazh për brezin e tij. Nuk them shpresoj, por jam me plot besim se po të përpiqemi ia arrijmë qëllimit, këtij amaneti që padyshim e meritojnë baballarët. Shikoj që për nënat janë bërë po për pjesën tjetër të globit, atë që pa njëri tjetrin nuk do të kishte gjithësi. Pa dyshim kur shkruhet për nënat nuk lihet me kokë mënjanë dhe mesazhet për baballarët në një antologji. Le të mari iniciativën z. Bacelli, se askush nuk do ngelet pa e mbështetur. Ju falemindreit.,, E hodha këtë ide për dy arsye, e para që për baballarët është shkruajtur shumë pak në krahasim me nënat dhe kështu do të kompletohej tempulli prindëror dhe e dyta për të çuar drejt legalizimit këtë listë, ku e vetmja rrugë ishte botimi i antologjisë, e cila do të vëllazëronte më shumë këtë listë dhe do të bënte më të mundur edhe afrimin e bashkëkombasve të tjerë. Jo pa qëllim ja lashë iniciativën Z. Bacelli, pasi jo vetëm që ishte krijuesi i listës dhe administruesi i saj, por tjetra ishte se asgjë nuk arrihet me individualizëm, përveçse vetëm frymëzohet dhe e sjell masën në një bashkim solid. Pasi vetëm kështu përmbushim një përçarje që ende po e përjetojmë. Vetëm me këtë frymëmarrje do të amortizohen deri në një eleminim të plotë xhelozirat, smirat, thashethemet, egoizmat dhe të gjitha përçmimet që i përkasin varfërisë shpirtërore deri tek hedhja baltë mbi vlerat dhe simbolet kombëtare, ku hera herës janë bërë pre, prej gjuetive të organizuara qëllimisht po nga gjuetar shqiptar të paguar fort nga eprorët e tyre, vendas dhe të huaj. Propozimi im u prit me mjaft entuziazëm nga të gjithë, si domos nga vetë A. Bacelli. Ja posta e plotë me datë: Fri, Aug 24, 2007 at 1:48 PM ''Një propozim i bukur, Një vepër që do na grerë lart Ne vazhduesit e atyre që jetën na ngjizën, Prandaj le ti nderojmë baballarët Me një Monument-Libër! Agim Bacelli'' Mbas këtij postimi mbështetës që u pasua edhe nga Gjeto Turmalaj, ishte edhe mbështejta e Kosta Duka me datë: Fri, Aug 24, 2007 at 4:19 PM (postim i pjesshëm) I nderuar z. Edmond Ismailati. Faleminderit për fjalët e mira për poezinë "S'janë vetëm disa fjale" e cila i kushtohet babait tim që ka vdekur 26 vjet më par .... ''Ideja juaj për të përgatitur një permbledhje me poezi kushtuar gjyshërve e baballarëve më duket shumë interesante. Edhe njëherë faleminderit,, . Sinqerisht nga që po ndihesha mirë për këtë eventiment që po mirëpritej bëra një përshëndetje për të gjithë, duke përforcuar dëshirën e krijuesit Riza Lahi që u drejtohej të gjithëve për një takim. Për të motivuar realizimin e antologjisë, shfrytëzova dhe mbështeta dëshirën e Riza Lahit duke u shprehur; ''Unë bashkohem me ty dhe pse jo, kursë lexoj që antologjia po mirëpritet le të promovohet më 12-gushtin që vjen, kjo është një natë tjetër e dashurisë që tregohet për njëri-tjetrin. SI thua?... qesh.., dhe njëkohësisht një thirrje për një pjesëmarrje me krijime përveç poezisë të prezantoheshin edhe me prozë, kujtime edhe për gjyshërit me pjesëmarrje edhe nga krijues të tjerë. Me datë: Sat, Aug 25, 2007 at 5:15 PM, znj. Raimonda Moisiu shrehet: ''Ide brilante do e quaja nismen e hedhur nga Mond Ismailati dhe përkrahur nga Z. Bacelli, që me poezinë Babai, ZGJOI këtë nismë kaq të mirë. Do dëshiroja shumë që të gjithë të angazhohemi dhe kontribojmë, e ta nxjerrim një libër për Babain... Unë jam edhe bashkëautore, në një libër që u bë realitet me nismën e poetes, shkrimtares dhe publicistes zonjës Merita Bajraktari për Nënën, dhe nxorrëm në dritë librin "Nëna". Shpresoj që nismën e mondit ta bëjmë realitet. Respekt e Mirënjohje për të gjithë Ju e mëmëdheun Raimonda Moisiu. Hartford Ct USA.,, Nga grupi i mëmëdhetarëve u pa një tulatje për ta çuar më tëj këtë nismë. Unë postimet që kam dërguar më vonë në listë jam shprehur se nuk kam për ta lënë vetëm, por do ta mbështes për ta finalizuar me doemos, pasi dështimi nuk duhet për një antologji kushtuar etërve tanë. Kjo u ndie edhe tek A. Bacelli, pasi siç shpreheët në postën e datës; From: Datë: Sun, Nov 18, 2007 at 5:07 PM (postim i pjesshëm) "Dikur Edmond Ismailati hodhi një ide për të bërë një libër për baballarët, ideja u përkrah nga të gjithë mëmëdhetarët dhe vetëm kaq! Edhe unë hodha një ide për të bërë diçka për z.Naum e cila u la në harresë! ..Agim Bacelli Ju ishit i frikësuar se nuk do të kishte pjesëmarrje edhe pse ju premtova se nuk do të kemi vështirësi për këtë. Unë ju postova krijime nga shumë krijues edhe pse një pjesë që banojnë në SHBA u tërhoqën pasi e ndien veten të censuruar gjë që ju e dini shumë mirë arsyet. Në ditët në vazhdim nga bisedat që patëm, mu shprehe se në e-mail të kishin mbritur poezi nga krijues të tjerë. Duke siguruar krijime, fillove që të seleksionoje edhe poezitë bashkë me krijuesit, ku të gjithë ata që të dërgova nuk doje që të ishin pjesëmarrës. Sipas jush si mund të lihej jashtë kësaj antologjie dy folkloristët e labëris Maliq Lila dhe Zaho Balili, ku krontributi i tyre është kthyer në trashëgimi të kulturës popullore shqiptare, por duhej këmbëngulja ime që të botoheshin edhe këto vlera. Mos vallë edhe për adaptimin e "ideatorit'', që në këto momente kishte filluar të legalizohej. Ju shpreheni shumë qartë në e-mail-in tuaj të publikuar për memedheu@googlegroups.com dhe siç lexohet ju jeni ideator për çfare propozuat për Z. Naum Prifti, ku isha nga të vetmit që e përkraha edhe pse u fashit gjithçka me heshtje nga mëmëdhetarët...! Më datën 20 Janar, 2008 at 12:38 AM. me postën : subject[Mëmëdheu] Libri për Prindërit sapo ka filluar të hedhë shtat tek "Mëmëdheu", ju filluat që të bënit postimet e para tek “Mëmëdheu” për prezantimin e pjesëmarrësve dhe krijimeve të tyre për Antologjinë ku, çdo hap drejt botimit do të shoqërohej me mendimin e aderuesve të listës duke bërë dhe një përzgjedhje të krijimeve. Kjo u ndërpre pasi ishte jo vetëm ndërhyrja ime por u pasua edhe nga të tjerë, pasi për mos t'a amortizuar antologjinë, duhej të merrej një grup pune. Siç u mësua më vonë, kjo u shfrytëzua nga pjesa tjetër e grupit të punës, dhe jo sipas qëllimit që propozova unë. Ishte A. Bacellli me anë të një e-mail të datës 20 prill të orës 11:03 PM, njoftoi listën se : "Prej datës 21 Prill dhe në vazhdim, për dy javë, grupi "Mëmëdheu" në Google do të jetë i mbyllur për shkak të disa ndryshimeve në të. Privatisht me shprehet ; kjo mbyllje bëhej se do duhej që të çrregjistronte disa krijues, se këta, gjasme, kishin shpërdoruar postimet e listës duke ua dërguar si informacion të tjerëve jashtë “Mëmëdheut". Me habiti ky pretendim, pasi nuk kam ndeshur me ndonje serkret qe te trajtohet ne kete liste, madje shume shkrime qe postoheshin aty, i kam lexuar me pare neper media. Por siç shikoj nuk duhen sakrifikuar emrat dhe personaliteti i të tjerëve kur ju mungon guximi që të përballeni me të vërtetën. Padyshim që në këto momente kishte filluar që të legalizoheshin mos mbajtja e fjalës dhe e objektivit që kishte lista "Mëmëdheu". Kjo shmangie u bë jo për pretendimet e Z. Bacelli që i kryqëzon miqtë e tij që përmenda më lart në çdo kohë, por për të shmangur nga lista debatet që do të krijoheshin. Ai shumë mirë filloi që të prezantonte antologjinë, me fotot e pjesëmarrësve të saj duke e shoqëruar me një parathënie dhe me vargjet e rilindasit Andon Zako Çajupi kushtuar tokës amë "Mëmëdheut" dhe më pas u ndërpre gjithëçka. Duke më zgjedhur në grupin e punës si konsulent jam munduar pa rezerva që të jap edhe unë kontributin tim, edhe pse këshillat e mia nuk u vinin''për shtat'' një pjese të grupit të punës. Në e-mailet që shkëmbenim si grup pune por duke biseduar shpesh me zotin Bacelli, kuptova shumë shqetësime që po kalonte, pasi i kishte ikur situata nga dora dhe po drejtohej me finesë autoritare nga znj. Këze (Kozeta) Zylo. Zoti Bacelli nuk mundi që t'i rezistonte pretendimeve të saj deri aty sa u shpërfill si editor i antologjisë, gjë që duhej ta gëzonte këtë vlerësim, pasi jo vetëm ka punuar më shumë nga të gjithë por ishte mbështetja e tij që i dha idesë sime vazhdimësi dhe jetë dhe jo të tjerët që vrapojnë për lavdi. Sinqerisht më ka ardhur shumë keq për këtë degradim që po ndodhte, por vetë ai duhej të ndalte këtë ortek dhe jo unë, edhe pse këmbëngula deri në momentet e fundit që të ngelej ai editori. Kur A. Bacelli lëshoi nëpër postat e grupit të punës antologjinë e përfunduar në faqosje, fatëkeqësisht, nuk më hapej pasi kam humbur disa programe për hapjen e tyre. U insistua disa herë nga unë që të më dërgoheshin në copy-passe si gjithmon por qellimisht, duke mësuar këtë vështirësi që po përballesha më dërgoheshin po me atë ngarkesë që mos të më hapeshin dhe mos të lexoja se ideatori na ishte Agim Bacelli. Ky i fundit nuk ma kishte përmendur asnjëherë këtë dëshirë të fundit që i kishte propozuar grupi i punës si shkëmbim të mos qënit editor. Si duket Këze (Kozeta) Zylos i binte autoriteti letrar nëse në këtë antologji do të ishte dikush tjetër editor dhe jo ajo. Padyshim i dorëzuar, A. Bacelli e pranoi për mos ngelur pa gjë. E ndieja që diçka nuk shkonte. Duke parë që shumë shpejtë antologjia do të dërgohej për botim, sakrifikova që në kthim sipër nga një pushim disa orësh prej ditës së shtunë që kalova me familjen time në New Jersey, u ktheva për një vizitë tek familja Zylo në Staten Island me qëllim që të hapja dhe e-mail-in që nuk më hapej. Mbasi përtypëm nga një kafshatë buke plotë miqësi kërkova që të kontrolloja e-mail-in tim. Verifikova se ideatori ishte Agim Bacelli, dhe Këze (Kozeta) Zylo u shpreh se nuk ishte në ''dijeni'' se ideatori isha unë dhe u përkrah nga të gjithë bashkë me atë. E çuditëshme ! M’u kërkua nga ajo që të betohesha se Agim Bacelli nuk duhej ta merrte vesh, se këtë lajm e mësova nga kompiuteri i saj. Më tha se kjo të përket që ta zgjidhësh me Agimin dhe se të nesërmen bashkë me Qemalin do të shkonin në Filadelfia për të festuar Pashkët. Kuptova shumë qartë jo vetëm nga frymëmarjet e saj, por edhe nga vetë lëvizjet dhe plastika e fytyrës që po e tradhëtonte. Edhe pse nuk duhej të fshiheshim dhe të merreshim me lojra fjalësh, e kuptova tronditjen e saj dhe i premtova se do ta kapërdija një dhimbje të këtillë edhe pse nuk më takonte. Pa aguar mirë e nesërmja që i përkiste ditës së shenjtë, Pashkëve, më tronditi më shumë, pasi e ndjeva thellësisht se Krishti po kryqëzohej përsëri. Ishte po mrekullia e Tij që ngatërroi zorrët e internetit dhe më sjell në postën elektronike një pabesi që po gatuej kundrejt meje. Flitet për atë mëngjes Pashke ku ishte një e-mail i Agim Bacellit qi bënte ridërgim (Subject : Re: Mirëmëngjesi Agim dhe Kostaq) një e-maili të Këze (Kozeta) Zylos të dërguar po nga ajo, një orë më përpara në adresë të Agim Bacellit dhe Kostaq Dukës. Ja pjesërisht çfarë shkruhet : In a message dated 4/27/2008 8:54:48 A.M. Eastern Daylight Time, kzylo@yahoo.com writes: Mirëmëngjes ''Unë me Qemalin jemi të ftuar në Filadelfia për këto Pashkë, tek një kusherira ime, pasi burri i saj është i besimit ortodoks! '' ''Ju lutem Agim unë mendoj se ju e beni shumë mirë këtë punë, pasi ju keni biseduar disa herë, dhe e fundit ashtu siç ju kam thënë, më profesionalisht është kur merret Agimi si ideator'' Ju faleminderit për mirëkuptimin Me respekt, Kozeta. Siç lexohet ju Këze kur shpreheni ''më profesionalisht është kur merret Agimi si ideator'' , të lë të kuptosh se ju jeni shumë e qartë se kush është ideatori dhe e detyron Agimin të legalizojë mëkatin. Tjetra çfarë do të thuash se është më profesionalish kur vendoset emri i Agimit! Nuk arrij t'ju kuptoj se, edhe kur më mbanit për mik të familjes por edhe në këto momente, vazhdoni akoma me parrullat që lëshoni lartë e poshtë si thika pas shpine, se u bë dhe Edmondi të shkruaj. Ai ka qënë rrobaqepës. Une jam krenar për çfarë kam ushtruar edhe pse privatisht, por nuk më habit aspak ky fakt, pasi më keni bërë shumë nder me këtë emërtim, edhe pse ju mendoni se më keni shpërfillur me këtë krahasim tek ata që, po atyre që i ke pagëzuar me nga një damkë, si ''shkrimtarët dormena'' pasi janë shumë, ''pastruesaxhinjtë'', ''aktori dështuar'', ''shkrimtari taksixhi'', ''prozatori mëndjemadh'', ''gazetari i tharë si në tym'' apo tjetri ''gazetari frikacak'' që trembet edhe nga mushkonjat e Myzeqesë , ''shkrimtari qullac, pufte'' që rri më shumë me gratë, "ushtarakët, kapterat", "urithi" edhe pse është i diplomuar, inxhinier minierave'', u zhgënjeva se e kishte ruajtur kokën "dac", "picameni", "punëtori'', "gazetarja spiune", "jetimi", ''mbretëresha ëndrrimtare'', "kritiku cub", "fshatarja jo mirënjohësja" se e prezantova me komunitetin, "rebelja, haidutja e zemrave", ''feministi'', "i arratisuri" i përkëdhelur, ''burgaxhiu", "çamja e pabes", ''maloku'', "laluci", "zullapi", "prof. dr. i vetshpallur'', "shoferi", ''gazetari i komunizmit'', "mësuesja adoleshente"... etj. Ju flisni me furëa dhe superlative në sy të njerëzve, por nuk u dihet se sa xhepa apo humnera keni në shpirt. Madje edhe Kadaresë që i bëni elozhe, po mos t’i kishit zili famën, apo po të ishte krijues pas ’90, padyshim që do t’i kishit këputur ndonjë nofkë, (nëse ka shpëtuar), apo do ta zinit me shpulla. Nuk ju kuptoj që më përgojoni besimin tim, duke thënë se qënkam një mysliman i konvertuar në kristian. Po të kujtoj se të parët e mi nga nëna, nëpër regjistrat themeltarë, ekzistojnë me emrat Mark, Aristotel Malka. Pra mbiemri është biblik. Por edhe nga baba, mbiemri Ismailati, është biblik, pasi në hebraisht do të thotë “dëgjoj zërin e zotit”. Unë u linda ateist, por nuk mund të trashëgoj fenë që na i kanë imponuar, madje edhe janë masakruar për ta ndërruar atë. Mos vallë lëni të kuptoni se jeni ju ajo që shtireni sipas situatave ku kristian dhe ku myslimane? Unë jam një kristian i pagëzuar, por ju që nuk keni kryer akoma besëlidhjen me Zotin, nuk jeni gjë tjetër veçse bëni jetën e një pagani. Nuk keni faj ju, pasi atë e kërkoj tek vetja. E them këtë se duhet të kisha treguar vendin që në atë momentë, ku në prezencë të bashkëshortit tuaj dhe të bashkëshortes time, më 30 korrik,'08, po në shtëpin time më ke thënë se, ''unë nuk bëj asnjë mik, nëse nuk kam interes edhe për një penny (qindarkë)''. Kjo që përjetova, për herë të parë më ka ndodhur me ju, dhe ku, në shtëpinë time. Më mirë të më kishe vrarë, sesa të shpreheshe ashtu dhe me një ton të nervozuar e plotë mllef, pasi as vetë nuk e kuptova pse-në! Deri më sot asnjë nuk kam nxjerr jashtë shtëpisë nga ata pak, që kanë pasur privilegjin të futen, por ju nuk bëtë gjë tjetër veçse treguat veten edhe një herë, edhe pse yt shoq u ndie shume keq për çfarë dëgjoi, por e përtypi, dhe padyshim që do të ketë dhënë restot privatisht. Mos vallë më duhet të medoj se trumpetimet tuaja për ndihmë të komunitetit, apo çështjet kombëtare i bëni se paguheni apo interesa të tjera që unë ende nuk jam në gjendje të kuptoj. Ç’farë ineteresa keni pasur ndaj miqësisë me familjen time, ju lutem? Mos vallë vazhdoni akoma të fitoni, kur vetshpalleni pedagoge nëpër universitetet e Nju Jorkut, edhe pse nuk keni punuar as edhe një herë? Pse gënjeni, ju lutem? Mos vallë këto të duken ''porfesionale"?! E para Agimi me apo pa dashje ra viktima e Këzes dhe tek ju ka shumë piketa që tregojnë se ke mungesë profesionalizmi dhe karakteri. Une jam në gjendje të peshoj këdo se sa profesional është dhe nuk nguroj që t'i përgëzoj apo t'i kritikoj. U duk qartë se sa profesionale je, pasi antologjia vetëm sa është korrektuar dhe janë seleksionuar vetëm disa prej poezieve , edhe pse sipas meje kishte akoma poezi që nuk kishin forcën e duhur për t’u botuar. A ishit ju që na lëshuat një postë ku tregohej se kjo antologji u krijua në saje të kujdesit të tre antarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro - Amerikanë. Përmbajtje kjo që fillonte me një gafë, apo po këtu kishte filluar tentativa për të adaptuar punën e tjetrit. Ishte ndërhyra ime që ju këshillova se shkelni të drejtën e autorëve, por duhet të shpreheni se u përgatit nën kujdesin. Tjetra, shikohej se në brendësi ishin dy antologji. Një për poezit që u kushtohen prindërve dhe një që u kushtohet krijuesve me CV e tyre. Dihet qartë tek kush më njeh, se sytë e mi janë të kaltër ose do të kemi edhe raste të tjera për të prezantuar aparencën apo kontributin real apo të cunguar. Këshilla ime ishte që të liheshin mënjanë CV tona që kishit menduar për t'i botuar veças poezive, në fund të antologjisë dhe në vend të tyre t'u përkushtohej me një jetëshkrim të shkurtër bashkë me fotot e prindërve, ashtu me një kovë gëlqere në dorë, përpara trekëmbëshit apo skuadrës së pushkatimit, duke punuar arën me parmendë apo duke tundur djepin...etj, duke i vendosur secilin në krye të çdo cikli që i kushtohej atyre. Ky është kompletimi i një antologjie të veçantë, si në këtë të kushtuar prindërve. Kurse kjo antologjia që pata fatin ta kem në duar këtu e para disa ditësh vërejta se CV e krijuesve nuk ishin botuar të përbashkëta në fundë të vellimit, por në krye të poezive të tyre. Pra këshilla ime pati fatin që të gjente zbatim edhe pse ishte në momentet e fundit për t'u shtypur, por për të korrigjuar emrin e ideatorit as që nuk e morën mundimin! Nga A. Bacelli u dëgjua se nuk kisha kontribuar. Nëse nuk do ta bëja mukajet Bacellin, antologjia nuk do të hidhej në shina, pasi vetë ai ishte shumë pesimist. Antologjisë ndër të tjerash i afrova shërbimin e botimit tek ”BotimetFotjonArt" me një cilësi shumë të mirë, me kopertinë të trashë dhe me një çmim 50% më pak se botuesit e tjerë, pasi botuesi Dhori Thanasi nuk pretendonte që të fitonte sapak. Kopertina është jo e trashë, por e pranueshme. Arti i brendshëm grafik është punuar jo mirë nga ana estetike, ku CV dhe poezitë janë vendosur në atë mënyrë, sikur janë ngucur apo stivosur me pahir. Duket sikur është bërë, për të kursyer letrën. Dhe tjetra është se, jo vetëm nuk u bë botimi i fotove me ngjyra ashtu sië e kishte merak dhe Këzia, por se kostua ishte dyfishi i "BotimeveFotjonArt". Sa për financimin e botimit, edhe pse u la që të paguhej edhe nga xhepi i një bërthame tek ''Mëmëdheu'', pasi prindërit kanë bërë aqë shumë për ne saqë 100$ për secilin s'janë asgjë, dështoi. Duke parë këto lëkundje, u desh ndërhyrja e A. Bacelli që ta financonte vetë, vetëm e vetëm mos të dështonim, dhe këtë e vlerësova shume. Madje unë e vlerësova shumë edhe gatishmërinë e disa krijuesve te tjere per te financuar botimin, por nuk arrij te kuptoj pse u shpërfillën, e deri aty sa nuk i'u pranuan poezit për në antologji. Meqë jemi duke trajtuar këtë shqetësim , me dhimbje më duhet të përmend faktin se edhe shumë krijues të tjerë, madje edhe të talentuar, kur mësuan se redaktore ishte Keze (Kozeta) Zylo, nuk pranuan që të përfshiheshin në këtë eveniment, pasi përmendën mos eksperiencën, njohuritë e pamjafueshme, paftësitë e saj, për të çuar drejt realizimit një antologji, e aq më shumë kur i kushtohej tempullit prindëror. Na u desh që të sorollateshim më tej për të gjetur një sponsor, dhe ishte poeti Gjeto Turmalaj që na afroi dëshirën dhe kontributin financiar të vëllezërve krijuesin Mëhill dhe Dr.Selaudin Velaj . Nga Italia ishte Mardena Kelemendi që i ofroi një tjetër shumë të konsiderueshme botimit të antologjisë, pasi grupi i punës kishte vendosur që ta reklamonte nëpër gazeta, internet dhe kanale televizive!! Pra i shpërfilli edhe një herë mendimet e mia se, nuk është e udhës që t'i bëjmë reklama vuajtjeve të shumëllojëshme dhe vlerave të pazëvendësueshme që mbartin prindërit. Grupi i punës nuk pranoi që të realizohej këshilla ime që në parathënie të përfshihej edhe një historik i vogel i listes "Mëmëdheu" duke përmendur edhe rrjedhën inspirimit të antologjisë. Nuk e dija që kishte dëshira të tjera më të forta se ato të sinqertat! Një tjetër deformim është se antologjia u përgatit nën kujdesin e grup listës "Mëmëdheu" në Google dhe jo të lidhjes së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë. E them këtë pasi ashtu siç më kanë mbrritur privatisht disa e-maile nga aderuesit e listës "Mëmëdheu" të cilët nuk duan të bëhen publik se ishin të shokuar si për adaptimin e ideatorit, (kur e kanë lexuar nëpër media e internet), por edhe për devijimin e përkujdesjes qe i'u është bërë. A. Bacelli i dinte shumë mirë mendimet e mia, ku në një takim që mund të realizonim me disa nga frekuentuesit e listës, do t'ju dhuroja nga ana ime, edhe vulën e "Mëmëdheut" bashkë me disa të holla, ku do ta çonte drejt legalizimit, pasi vetëm kështu i vimë më shumë në ndihmë diasporës dhe çështjeve kombëtare në veçanti. Jam i bindur se lidhja e shkrimtarëve nuk ka qënë në dijeni për këtë. Pasi më me interes do të ishte që të legalizohej një dëshirë kolektive e gruplistës, e cila do të frymëzonte edhe listat e tjera, ku mesa shikoj ka ende punë për të bërë përsa i përket bashkimit dhe jo përçarjes së shqiptarëve që ka fashitur deri në ditët e sotme. Mos valle duhet që të kryqëzohet edhe lidhja e shrimtarëve për këto gjeste të antarve të saj?. Dihet që secili mban përgjegjësi për vetveten, por kur shikoj që ndokush ende jeton me varfëri shpirtërore dhe aderon në një shoqëatë, si do të mbrohet nga ndonjë padrejtësi, kur aty ekzistojnë njerëz që e mbështesin atë. E pra druri i shtrembër duhet patur kujdes se merr më qafë gjithë turrën. Të këshilloj të lexosh tregimin "Turmat e Dimrit'' të shkrimtarit Faruk Myrtaj, pasi aty ka lëndë për të gjithë. Sinqerisht atë mëngjes jam gjendur i kryqëzuar nga Kozeta, edhe pse në mbrëmjen e një dite më parë bashkë edhe me fëmijët e mi hëngrëm sëbashku. Edhe pse e ndieja që diçka po luhej atë mbrëmje, ashtu siç vetë Krishti e dinte që Juda do ta tradhëtonte, përkoi edhe me mua po në këtë ditë. Çudi! Çudi! Nga “miqtë” ç'farë nuk pret. E lashë që ta përfundonte atë që kishte nisur, kurse Agimi Bacelli më gozhdoi. Kur kam reaguar në një bisedë telefonike me Këze (Kozeta) Zylon për këtë e-mail Judaik, ajo më ka thënë herën e parë që "mos më çajë kryet" dhe kur i kam thënë që do ta botoj në media, u shpreh se, "as që nuk e çaj kryet fare". E çuditshme! Për momentin m’u shaktuan dy minuta heshtje dhe me një të faleminderit në fund, në mënyrë etike e mbylla telefonatën. Kjo ishte gjuha e "Gruaja e vitit 2008"! Do të ishte më mirë të thoshte, faleminderit, por unë nuk e meritoj, pasi fjalori që përdori nuk bëri gjë tjetër veçse pagëzoj "pabesin e vitit 2008". Të paktën duhej të kishte mbushur një vit mbas këtij vleresimi! Më vonë për hir të familjes së saj të mirë, e bëra zemrën më të madhe dhe bashkë me familjen time, e mbështeta për hapjen e shkollës shqipe në Insitutin ''Gjergj Kastrioti Skenderbeu''. E them këtë pasi ishte interesimi i tim biri David Ismailati, që i dërgonte letra drejtorit të shkollës Z. Qemal Zylo dhe mësueses Këze (Kozeta) Zylo, për ta hapur sa më parë, k'u ishte edhe nxënësi i parë i rregjistruar në këtë shkollë shqipe. Ai thjesht nga vullneti i tij dhe mbështetja ime që nuk i ka munguar, ka mësuar të shkruajë dhe të lexojë shqip, më parë se të rregjistrohej në këtë shkollë, dhe u largua pasi niveli i tij kërkonte programe të avancuara, pasi nuk mund të rrinte të shpenzonte kohën kot në një klasë të përbashkët me ata që sapo filluan të mësonin a,b,c. Iteresimi tek fëmija është tepër delikat dhe duhet patur shumë kujdes që mos t'ua zbehim atë. Mos vallë do që të shuash se edhe Davidi s'di as të lexoj dhe të shkruaj shqip?! Ajo që s'mund ta haroj është se, po në ambientet e këtij instituti, përgjatë një cermonie festive që i bëhej kësaj shkolle, K. K. Zylo më shprehet me zë të ulët se "Mikut mishin haja dhe kockën ruaja". Ishte pikërisht kjo shprehje që me kujtonte tim Atë kur më thoshte se kjo proverbë nuk i përket një populli besnik dhe fisnik siç është populli shqiptar, por duhet të ketë dalë nga ndonjë populli që e ka përdorur si në vend të kalit të Trojës, për të justifikuar apo mbuluar padrejtësinë. Unë miqtë i dua dhe nuk dëshiroj që jo vetëm të gërvishten , por as edhe nje gjemb ne kembe te mos u hyjë, dhe jo më t'i hash të pjekur. Mos vallë më duhet që të pres ditën që të më bluash edhe kockat? Nëse e ke përdorur nga mos kthjelltësia, të këshilloj që të bësh më kujdes. Them më kujdes, pasi njerezit luten që të largohen nga jeta ateherë kur t'i thërrasë vakti i lamtumirës, apo trimi ta gjejë nga plumbi se sa të vdesin mundimshëm duke ja u ndukur mishin deri në një gërryerje kocke. Mos vallë eshtrat do t'i perdorin si armë për viktimën e rradhës. E pra nëse edhe një shkrimtar e përdor këtë shprehje për të treguar fisnikërinë apo zemërgjerësin e një kombi, padyshim që ka dështuar. Është kohë e humbur të merresh me këta njerëz. Ndihem shumë keq nga familja Zylo për çfarë po shkruaj, pasi kam respekt për aq sa i kam njohur dhe më kanë prezantuar si mik të familjes. Ndërsa nga ju Kozeta me veprimin që keni kryer, keni treguar se jeni e dështuar... dhe të duhet të ndryshosh sa më shpejt që mos ta thellosh atë. Unë u jam gjendur miqve në çdo kohë, dhe nuk kam preferuar asnjeherë që t'i nderroj sipas stinëve. Është fatkeqësi për ata njerëz që merren me letërsi dhe janë në dijeni të këtij përvetesimi, që heshtën dhe nuk morën guximin për të shprehur si qëndron e vërteta në lidhje me ideatorin. Më shumë jam habitur me Agim Bacellin, pasi në bisedat që kishim pasur në lidhje me antologjinë ma kishte fshehur këtë përpjekje që ishte miratuar nga edhe vete ai. Në bisedat që kemi pasur më ka dhënë dhjetra përgjigje që i përkisnin natyrës së justifikimeve apo për t'u shpallur i pafajshëm në lidhje me ideatorin. E para ishte se, nuk ishte në dijeni për idenë që kisha hedhur unë, por i ishte fiksuar sikur ishte ai ideatori. ..... ! E parafundit ishte se i kishte dërguar një e-mail botuesit Albert Zholi që ta korrigjonte këtë gabim para se të botohej. Mos vallë kjo ishte thjesht për një justifikim, apo tregon se është botuesi ai që duhet të na i zbardhë këtë enigmë !! Dhe e fundit vjen një përgjigje nga Agim Bacelli kur më thotë se: ''Ju vërtet dhatë idenë por ideator është ai që e kurorëzon atë''. Po ju kujtoj një tjetër rast për të të kthjelluar në këtë pikë. Edhe pse përgjatë gjithë historisë së diasporës shqiptare në SHBA e deri në ditët e sotme, duke patur në kohërat e saj që nga shpirti poetik Nolian e deri më ditët e sotme nga shumë poetë të tjerë, nuk pati ndonjë ide për realizimin e ndonjë antologjie. Por ishte frymëzimi i poetit Dhori Thanasi që të çonte idetë e tij të prekshme, duke punuar e përballur me vështirësitë nga më të ndryshmet për të kurorëzuar antologjinë e parë me krijime nga sofra e poetëve të Miçiganit. Tjetra, është antologjia e dytë poetike "Perëndim i Mallur" që do të bashkonte shpirtin poetik të diasporës për herë të parë në historinë e saj. Antologji këto, ku nga poezitë e tyre i gjen më shumë nëpër antologjitë e tjera. Ja që nuk pati ndonjë reagim për vjedhjen e idesë, por ai është ideatori dhe editori i saj. Të jem i sinqertë kam lexuar një shkrim -analizë të vetme kushtuar antologjisë "Bota s'ka gjumë", nga një poete dhe kaq! Ndërsa faktin e dhimbshëm e ndiej më shumë, se askush nga njerëzit e letrave nuk mori mundimin të shkruante për antologjinë "Perëndim i Mallur". Eveniment ky që inspiroi edhe antologji të tjera. E pashë që ishit verbuar totalisht për pak lavdi. Kjo vjen pasi mundet të jetë edhe antologjia e parë në botë që i kushtohet prindërve. Madje duke i kërkuar që më duhet ta publikoj këtë padrejtësi që po më bëhet, Agim Bacelli më bën presione që i përkasin një moshe tjetër se, qënkan 50 e-mail nga listat të ndryshme që janë në gatishmëri të më bombardojnë. Si të dushash më tha, merr e zgjidh. Përgjigjia ime ishte se ''nuk i trëmbem askujt'' pasi i shërbej vetëm të vërtetës. Vetëm kështu kam për të mësuar se kush qënkan këta, që paskan të njëjtën maskë... ! E para mu kujtua thënia e gazetarit Dalip Greca kur ktheu një përgjigje tek ''Klubi Tefta Tashko Koco'' se kishin ardhur shumë (e-maile) të shtëna artilerish që vinin si këndej dhe më shumë prej Evrope kundra poetes Merita Bajraktari. Madje mos te them qe kishte edhe te yshtura. Madje dhe mua më kanë mbritur më shumë e-maile që më kërkohej që ta përcillja debatin nëpër listat e tjera. Aty mësova se në çfare harmonie jetojnë listat e internetit shqiptar (plot me prapaskena). Unë ju jap shumë të drejtë A. Bacelli që të më sulmoni jo vetëm me 50 bashkëpunëtorët e t'u por edhe me 1500 të tjerë. Pasi kështu jeni shprehur tek intervista që i keni dhënë Raimonda Moisiut, se ju keni qënë i pari që keni vënë në aplikim listat shqiptare, dhe për t'i gjallëruar dhe lulëzuar ato, keni mashtruar virtualisht bashkëkombasit duke biseduar me ta në sajë të 50 e-maile që keni krijuar të nofkave të gjinive të ndryshme. Mos vallë kjo frymë nofkash ka ndikuar e mbajtur gjallë përçarjen e listave shqiptare madje edhe sot, pasojat i lexojmë dhe i degjojmë gjëmimet e këtyre këmbanave. E çuditshme! Atëhere poeti Kolec Traboini dhe miq të tjerë të internetit duhet të presin 1500 Nekrologjira. Vetëm vdekjen nuk duhet që t'ia dëshirojmë tjetrit se ndodh e kundërta dhe si rrjedhojë përgjigjia biblike është me vete. Meqë ju zoti A. Bacelli nuk jeni në gjendje të "kuptoni" thënien tuaj'' Ju vërtet dhatë idenë por ideator është ai që e kurorëzon atë'', po ju shkruaj shumë pak edhe për këtë "paqartësi që keni". Ideatori është i çfarëdo lloj çështjeje. Është baza e çdo vepre apo çdo pune, apo veprimtarie, sepse pa një vizion të qartë ose ide të mprehtë, të qartë, të zgjuar nuk mund të ketë një vepër. Kjo është në të tëra fushat, d.m.th. në shkencë, letërsi, arte, politikë (pati idenë gjeniale) . Idea mund të jetë brilante mirëpo duhet të jetë edhe njeriu i talentuar që ta kuptojë këtë ide, ta përvetësojë mirë dhe të jetë në gjendje për ta interpretuar, kuptuar edhe për ta zbatuar siç duhet. Kjo është mishërimi i idesë me një realitet të dukshëm, të prekshëm dhe rezultativ. Pse thonë që idea është ideale (nuk duket) kurse zabtimi i saj e kthen atë në një realitet të prekshëm. P.sh. është një roman fanta-shkencor me titull "Hiperboloidi i inxhinier Garinit'' i Aleksei Tolstoit, përkthyer në shqip në vitet '50 edhe në frengjisht dhe shumë gjuhë të botës, - ku inxh. Garini sa do i talentuar që ishte por nuk mund ta bënte aparatin shkaterrues "Hiperboloidin" po ja ka vjedhur idenë gjeniale shkencëtarit Mancev. (Më vjen shumë keq që po sjell shumë argumenta me njerëz të mëdhenj). Mos zgjatem po të sjell shembullin më tipik në letërsinë tonë, është romani i Ismail Kadarsë ''Gjenerali i ushtrisë se vdekur". Idenë për të shkruajtur këtë roman që edhe mund të mos të qe shkruajtur kurrë pa i dhënë idenë miku dhe shkrimtari Drago Siliqi i cili u vra nga një aksident ajëror me aeroplan kur ishte duke u kthyer nga Kina. Këte fakt Kadareja e përmend kudo në veprat e tij, e përmendë shpesh herë. Drago Siliqi jo vetëm që e bëri shkrimtar të njohur por dhe i shpëtoi jetën. Pra idea ishte e Dragos por u kurorëzua nga talenti i Kadaresë. Dragua vdiq dhe Kadareja edhe nuk mund ta zinte në gojë fare, për t'i dhënë emër vetes, por me modesti e shpalli hapur, ku shumë bukur mund të mos e përmendëte fare. Ja pra Kadare pse ngelet i madh, pasi Ai nuk rrjedh nga një kulturë aksidentale. Ju jeni dhe vete i qartë se vjedhja e pronës intelektuale është më shumë se një akt i shëmtuar. Nuk jam aspak i shqetësuar për çfarë ndodhi, por më shumë për moshën e tyre që e aplikojnë këtë adaptim. Kjo antologji bëri atë që përsëriti diçka të hidhur nga e kaluara që kishte ndodhur me tim Atë. Edhe pse mbas studimeve pedagogjike, përfundoj një mjeshtër elektro-mekanik dhe kishte bërë shumë novacione, disa prej tyre u adaptuan vjedhurazi nga vetë ish nxenësit e tij. Kjo verifikohej shumë kollaj pasi edhe ata me këto vjedhje jo vetëm siguronin 1000 të vjetra në muaj si shpikës, por edhe për cfare novacioni. Të paktën po të pyesnin, padyshim që do t'u dhurohej dhe jo ta grabisnin. Një nga ata ishte dhe A. Hibro. Unë i kam përjetuar shqetësimet e tij dhe nuk desha që të ndodhnin edhe tek unë në forma të tjera, aq më keq kur im Atë ka ndrruar udhën e jetës, e përfshihet në këtë antologji. Padyshim që tash ndihet ende i lënduar pasi edhe në atë botë po e ndjek një hije e tillë. Gjithashtu, padyshim përgjigjija është se, çfarë do t'i thonë njeri tjetrit kur të takohen edhe me të ndierin Adem Bacellin? Padyshim që edhe babai yt (ndjesë pastë), ka për ta dënuar këtë veprim.

Commenter cet article