Kush eshte Engjell Shehu

Publié le par Engjell Shehu

Kush eshte Engjell Shehu



Engjell Muhedin Shehu Lindi më 17 mars 1962 në Bënçë te rrethit Tepelenë, Shqipëri. Shkollën e mesme profesionale dega Agronomi “Memo Nexhipi - Dukaj “, Tepelenë e ka kryer ne vitet (1977-1981). Në vitin 1983 kreu shkollën policore(1983-1986). Ka punuar si ekonomistë në tregtinë ushqimore Tiranë ne vitet (1988-1992). Punoj si gazetar në gazetën “Rilindja demokratike” si dhe operator në televizionin TV Shijak të Tiranës (1997-1999). Si operator i televizionit Shijak dhe si gazetar i Partisë Demokratike te Shqipërisë, më datën 14 shtator 1998 është plagosur nga forcat e rendit para Kryeministrisë Shqiptare , duke filmuar ceremonialin mortor të varrimit të deputetit dhe demokratit Azem Hajdari. Si rezultat i represionit qeveritar ndaj tij për bindjet politike dhe kërcënimeve djallëzore për likuidim fizik dhe politik, ne muajin maj 1999, Engjëlli me familjen e tij emigroi në Belgjikë. Ka shkruar dhe shkruan në shtypin e vendit dhe të huaj shumë shkrime politike e publicistike, .Boton vazhdimisht shkrime politike e publicistike si dhe poezi në shumë forume virtuale të internetit si www.art-cafe, www.metafora poetike ,www.tanmarket.com etj. Engjëll Shehu boton gjithashtu poezi ne sitin e tij te internetit ne adresën: http://geocities.com/albsit. Ky është libri i dyte i tij me titull ’’Zhgenjimi’’ mbasi ka botuar librin e pare me titull ‘’ E mbaj veten si per mbret’’ me poezi satirike. Jeton dhe vepron në Belgjikë qe prej vitit 1999. http://www.tepelena.com/revista/letersia/poezi.eshehu.htm
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article