Prostitutat dhe pasojat sociale

Publié le par Engjell Shehu

Prostitutat dhe pasojat sociale
 


Shkruan: Muhamed Jusufi

Problemet e prostitucionit ndër shqiptarë



Prostitucioni, si edhe shumë dukuri tjera negative, pothuajse të gjitha ndërlidhen ngusht me formën e edukimit të njeriut. Duke lexuar për prostitucionin si një dukuri aq e shpeshtë ndër ne, po parandjej se një numër i madh i qytetarëve po pajtohet me këtë shëmti të kohës. Është e qartë, sepse ne nga natyra edhe ashtu jemi konfuz, por sikur të vazhdojë kjo heshtje, pranë këtyre dukurive negative, konfuziteti ynë do të shtohet edhe më shumë. Personalisht jam optimist për ditë më të mira, por nuk duhet t’i neglizhojmë këto dobësi të reja të paraqitura ndër ne. Mos pasqyrimi i tyre si duhet dhe në vendin e duhur, do të prek thellë popullin deri në atë masë sa që do të humbim në kohë dhe hapësirë. Jemi një popull shumë i vogël dhe për të mbijetuar duhet ta ruajmë veten më shumë se të tjerët. Nëse paraardhësit tanë na sollën deri këtu ku jemi dhe siç jemi, atëherë mos të hutohemi edhe më tepër duke i trashë gabimet e tyre, por të mësojmë nga ata dhe të punojmë në eliminimin e tyre. Të parët tanë nuk kanë lejuar që familjet e tyre të ç’thuren deri në masën e ç’thurrjes së gjeneratës sonë. Jemi të vetëdishëm se gabimet e gjeneratave të më hershme nuk përmirësohen me punën e një gjenerate, por sikur të kishim një prijës të mirë do të kishin dobi prej tij shumë gjenerata të tjera pas nesh. Këtë e vërteton edhe thënja e Muhammedit, të dërguarit të Zotit, i cili i ka paralajmëruar besimtarët: Kërkoj mbrojtje nga Allahu që mos t’u paraqiten pesë cilësi ndër ju, sepse e keqja nuk paraqitet në një popull përderisa ata nuk e ftojnë atë. Nëse ajo paraqitet dhe del sheshazi, përhapen sëmundje ngjitëse dhe dhembje të panjohura tek paraardhësit e tyre.... , në një thënjë tjetër të tij thotë: Nëse paraqitet prostitucioni dhe kamata në një shoqëri atëher ata vetë kanë ftuar dënimin e Allahut. Nëse i komentojmë shkurt këto fjali vërejmë se sida një sëmundje ngjitëse e mjerueshme, ishte e panjohur më parë, ajo është paraqitur si shenjë e homoseksualitetit dhe prostitucionit. E mos të flasim për dënimin e Allahut, sepse e përjetuam para pak vitesh, por problemi është aty se ne ende nuk po mësojmë asgjë nga kjo. Duke qenë se jemi popull i vogël nuk ia vlen t’i sfidojmë sëmundjet e ndryshme të kohës. Jemi dëshmitarë se sa para shpenzohen në reklamat kundër mbrojtjes nga sida dhe nga sëmundje të tjera të cilat nuk ishin prezent ndër ne.



Prostitutat e ardhura nga verilindja



Po ashtu jemi dëshmitarë të gjendjes sonë aktuale rreth prostitucionit. Ajo është prezente, të gjithë e shohim, por nuk duam t’a pranojmë. Hiqemi që nuk shohim, por besoj se secili në vete e lutë Zotin duke thënë, inshallah nuk troket në derën time. Nuk dyshoj se këtë lutje e bën edhe ateisti.

Në një fshat të Tetovës, në kohën kur xhemati po dilte nga xhamia pas faljes së namazit të akshamit, nga një shtëpi (kafene) fqinje me xhaminë dilnin disa vajaza, jo të zakonshme për syrin e asaj anë. Ishin femra nga Moldavia, Ukraina, Rusia... Duke shprehur xhemati keqardhejn, dikush në mënyrë ironike thoshte, “ato nuk janë prostituta, por striptizere”. Sikurse në këtë fshat të Tetovës, k;so rastesh kemi edhe në shumë fshatrat e qyteteve kryesore të trojeve shqiptare. Këto njëmend janë skena rrënqethëse dhe askush nuk mirret me këtë problem seriozisht. Shumë prej përgjegjësve familjarë kam dëgjuar të thonë, “Zoti i marroftë”, por kjo nuk mjafton..Vërtetë Allahu do t’i marrojë ata një ditë, por kjo nuk na bën të kënaqur neve në këtë botë. Nëse presim atë ditë, pa marrë masa, ndoshta edhe ne do të marrohemi së bashku me ata, sepse qëndruam indiferent dhe të frikësuar përballë së keqes. Askush tjetër pos nihilistave nuk bëjnë durim. Dikur populli akuzonte hoxhallarët për nihilizmin e tyre, por tani shfrytëzoj rastin të them, ku jemi ne, pse nuk e ngrisim zërin kundër kësaj dukurie e cila po i shkatërron familjet dhe moralin shoqëror?! Apo do të themi sikur që thonim pak vite më parë, “vetëm sa ta pavarësojmë vendin, se pastaj do të kemi kohë dhe do t’i regullojmë këto punë me lehtësi”!



Prostitutat vendore dhe pasojat shoqërore



Sikur lexuesi po lehtësohej kur kuptoi se femrat e tilla nuk na qenkan shqiptare. Në fakt nga një raport të IWPR-së të publikuar në “Epoka e Re”, ditë më parë, kuptojmë se prostitutat shqiptare sillen nëpër qytetet e Evropës. Ato janë mbi 100 mijë. Si duket në këtë raport nuk janë llogaritur edhe protitutat shqiptare që veprojnë në Greqi, sepse vetëm atje numri tyre arrin në 40-50 mijë. Me siguri po edhe aq i kemi brenda në trojet tona, sepse vetëm në Shqipri prostitucioni është në shifra maramendëse, e mos të flasim edhe për Kosovën kur tani këtu ka shumë të huaj. Klientelet e tyre janë shqiptarët, sepse për meshkujt kosovarë kanë sjellur femra nga shtetet e lindjes për shkak të çmimit më të volitshëm. Standarti i të huajve është më i lartë dhe klietela e tyre duhet të jetë e re dhe vendase, kurse standardi i meshkujve shqiptarë është shumë më i ulët dhe klientelat e tyre duhet të janë të vjetra e të lira.

Ata që e ushtrojnë këtë veprimtari, me këtë formulë kanë arritur ta mbulojnë sekretin. Meshkujt e huaj me femrat vendase dhe meshkujt vendas me femra të huaja.

Serbët dhe grekët ishin dhe vazhdojnë të janë armiqtë tanë që prej shumë shekujve. Ata kurrë nuk kanë menduar mirë për ne. Përpjekjeve të tyre të vazhdueshme për t’na ç’rrënjosur nga trojet tona sikur nuk ju shkoi për së mbari, kësaj radhe, nëqoftëse vazhdohet kështu shumë shpejt do t’a provojmë edhe një herë shtypjen e tyre. Ne nuk i kemi harruar tregimet e vuajtjeve të mëdha të gjeneratave para nesh, sepse ato i përjetuam edhe vetë.



Familja është e shenjtë



Serbët e zhvilluan artin e kriminalitetit mbi vuajtjet tona, ata arritën të bëjnë çdo gjë me ne, por një gjë nuk ju shkoi për dorë. Ata nuk mundën ose nuk ditën, por konsideroj se atyre ju shkoi huç ta shkatërrojnë ose ç’thurin familjen shqiptare. Ishin shkurtpamës dhe për këtë e falenderojmë Zotin. Ata u munduan ta ç’rrënjosin fenë, por ishte mund i kotë. Ata vetëm sa arritën t’a dobësojnë atë deri në një masë. Gjenerata para nesh arriti ta ruajë familjen falë edukatës fetare dhe na shpëtoi nga asimilimi i plotë. Ne, gjenerata e tanishme si duket, në paqe po e humbim familjen. Nëse vazhdon kështu, me shumë keqardhje e them se së shpejti do ta humbim edhe kombin. Argument më i mirë i kësaj është politika greke në Shqipëri. Ajo ka arriur që me dinakërinë e saj t’i bëjë me qindra mijëra shqiptarë, grek, ata tani kanë edhe pasaporta shqiptare me emra grek, dhe votojnë për partinë greke në Shqipri, etj. Në Greqi, mbi 40 mijë femra shqiptare merren me protitucion, e çfarë patriotizmi mund të pritet nga kjo qenie njerëzore e cila nuk ka nder e as dinjitet. Të tillat as që duan të jetojnë, e lëre më t’i sjellin dobi shoqërisë.

Familja në çdo shoqëri konsiderohet e shenjtë, kurse tek ne sikur po shkrihet me shpejtësi shumë të madhe. S’do koment se identiteti ynë kombëtarë sa shkon e po zbehet dita më ditë.



Emancipimi femrës në rrezik, mafia bën ligjet



Sipas raportit të IWPR-së “aq është frika e madhe për rënien në duart e trafikantëve sa që shumë vajza refuzojnë të shkojnë në shkollë. Organizata “Save the Children” ka raportuar në vitin 2001 se hulumtimet kanë treguar se në zonat e largëta, ku nxënësit duhet të ecin më shumë se një orë, për të arritur në shkollë, 90 % e vajzave kanë ndërperë përcjelljen e shkollës së mesme”.

Nëse thuhet se prostitucioni është pasojë e varfërisë themi se kjo teori nuk është e saktë. Një shoqëri sado e varfër të jetë, nëse ka themel të shëndoshë, ka identitet të vet, nuk mund ta ketë këtë dukuri të shëmtuar brenda vetes.

Nëse tolerohet kjo dukuri edhe më tutje do të gjendemi para kolapsit kombëtarë. Do të zgjërohet rrjeti i mafiozëve deri në atë masë, saqë vështirë do ta kanë gjeneratat tjera pas nesh, ta shërojnë plagën e shkaktuar nga ne. Ne e dimë se ligjet e mafias nuk njohin as fe e as komb. Mafia e jonë s’do mend, mund të ketë lidhje të ngushta me mafian serbe e më gjerë. Këta nuk ndjejnë keqardhje nëse populli i tyre nuk ka shtet. Ata trafikojnë prostituta të huaja dhe vendase. Mafia nuk është e preokupuar me problemet ndërvëllazërore, ata problem e kanë se si brenda një çasti të kënaqen e të pasurohen, duke mos marrë parasyshë pasojat. Problemi i traditës, gjuhës dhe fesë tek ta nuk ekziston.

Korrupcioni ka filluar fillimisht në dikasteret e rendit, doganave dhe turizmit. Nëse nuk ndërmiret një hap për eliminimin e këtyre dukurive, ai shumë shpejt do të shtrihet edhe nëpër dikasteret tjera.



Zgjidhja e problemit



Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë, kështu thotë një fjalë e urtë e popullit. Por ku ta gjejmë atë mendje të shëndosh, kur trupi ynë është përplot plagë. Ne jemi marrë dhe mirremi me pasojat, e jo me vetë problemin. Prandaj, para se ta gjejmë zgjidhjen do të sjellë si shembull përpjekjet vullnetare të z. Xhavit Shala, një ish inspektor i lartë i Rendit, i cili pasi kishte humbur të gjitha shpresat që projekti i tij për rehabilitimin dhe riintegrimin e femrave, viktima të trafikimit, të financohet nga pushteti lokal i Shqipërisë kishte gjetur fonde nga bamirësit vendas sa për ta mbajtur plagën, mos të zgjërohet më shumë. Mundësitë e tij janë shumë të kufizuara, ato nuk e eliminojnë problemin, por do të duhej një ndërhyrje më energjike dhe më e gjerë shtetërore. Aty do të duhej një ndërhyrje e pushtetit lokal e republikan, mirëpo a merret pushteti ynë me probleme të “vogla” si prostitucioni p.sh.?! Atyre u duken të vogla sepse shumë prej tyre edhe vetë janë përfshirë në këtë linjë. Atëherë çfarë mund të bëjë z. Shala! Ai për shumë familjarë është i nderuar dhe i respektuar, por me siguri kjo nuk mjafton. Përderisa pushtetrët tanë nuk merren me gjëra të “vogla”, vetë ndërgjegja e elitës sonë duhet të gjejë forma dhe mjete për ta shëruar këtë plagë të madhe para se të jetë shumë vonë. Prandaj do të parashtroj disa propozime të cilat nuk janë të studiuara në hollësi por ato dalin nga inercioni i kësaj plage të rëndë.



Masa urgjente



1. Propozoj, ashtu si ka propozuar edhe z. Shala që të trafikuarat të riintegrohen në shoqëri, kurse familjarët të ndryshojnë qëndrimin e tyre të injorimit.

2. Duke u bazuar në gjendjen dhe rrethanat në të cilat jemi, prostitutave që veprojnë me vet dëshirë, t’ju mundësohet dhënja e lejeve për të zhvilluar profesionin e tyre të ndyrë, duke u hapur shtëpi publike, përderisa nuk e kanë ndyrësuar gjithë hapsirën tonë.

3. Të tillave t’ju mbyllen dyert e familjes, thujase e kemi pastruar plagën me ndërhyrje kirurgjikale.

4.Të sëmurit t’i trajtojmë sipas mundësive tona. Ata që janë keqbërës dhe me vetëdije e infektojnë veten dhe shoqërinë, por edhe fëmijët e tyre që lindin me sëmundjen e sidës që në bark të nënës! Le të mos ju vie keq atyre që sëmuren nga sida ose sëmundjet tjera të dala nga ushtrimi i këtij “profesioni”, nëse nuk kujdesemi mirë për ta. Ku vetëm buxheti i Kosovës për një banorë është 22 US$ cilin ta shërojë më parë!?



Masa afatgjata



1. Propozoj që në shkolla të futet lëda e edukimit fetar. Kjo lëndë do të ishte jo vetëm një parandalues vetëm i këtyre dukurive negative, por kjo do të jetë stabilizator mirë dhe katalizatorë i mbarëvajtjes dhe prosperitetit të shoqërisë sonë.

2. Përgjegjësit e familjeve të mundohen që fëmijët e tyre t’i martojnë sa më herët. Nuk pajtohem me ata të cilët mbrojnë tezën se martesa e hershme ndalon shkollimin, përkundrazi, ajo jep gjallëri në shoqëri.

3. Psikologët sygjerojnë që fëmijët adoleshent t’i angazhojmë sa më shumë nëpër aktivitete të ndryshme arsimore dhe edukative etj. Në mënyrë që ata mos të kanë kohë të mendojnë negativisht, sidomos këso këshilla të shumta kemi nga i dërguari i Zotit, Muhammedi a.s.

4. Familjarët të janë shumë afër me fëmive të tyre. Prindërit mos ta lejojnë veten që mos t’i vizitojë në shkollë, të paktën një herë në muaj, edhe pse duhet të jetë çdo javë. Që kjo rregull të pëcaktohet si obligative nga Ministria e Arsimit.

Pergatiti per botim Engjell SHEHU

 
Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article