Tragjedia e Gerdecit

Publié le par Engjell Shehu

 
TIRANË- Një fshat i shkretuar, mbi 203 të plagosur, 5 të vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur. Fjala katastrofë nuk mjafton për të përshkruar ngjarjen e ndodhur dje në fshatin Gërdec, vetëm pak kilometra larg Tiranës.Për orë të tëra, Gërdeci dhe gjithë kryeqytetiështë përfshirë nën panikun e vdekjes, e kuqindra njerëz donin të shpëtonin nga ai tmerr. Kush mund të shpëtonte, jetonte me panikun se pjesa tjetër e familjes është shuar e tëra, nën rrënojat e shtëpive që janë rrëzuar nga dy shpërthimet e fuqishme.

Ngjarja

Ka qenë ora 12 e 10 minuta, kur në fshatin Gërdec është dëgjuar shpërthimi i parë dhe më pas flakët kanë përfshirë depot e armatimit. Megjithësedje ka qënë ditë pushimi, rreth 70 punëtorë, kryesisht banorë të zonës gjendeshin nëfabrikë. Prej tyre është dhe numri më i madhe i të plagosurve. 10 minuta pas një shpërthimi,i dyti edhe më i fuqishëm se i pari,karrafshuar rreth 300 shtëpi, ndërkohë që numri i të vdekurve, deri në orët e vona të natës nuk dihej saktësisht. Shpërthimet kanë vazhduar për orë të tëra, çka e kanë kthyer zonën e Gërdecit të ngjashme me një zonë lufte. Për minuta të tëra,banorët nuk kanë patur asnjë mundësi shpëtimi përveç strehimit në tunele apo dhe maleve, duke ecur për orë të tëra në drejtim të fshatrave të tjerë. Shpërthimet e vazhdueshme e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave RENEAdhe ekipit të xheniosnë zonën e depove të armatimit.Vetëm pas katër orësh, autoblindat e policisë kanë mundur të afrohen në zonën e nxehtë, duke nxjerë nga rrënojat edhe viktimat e para. Rrezikshmëria dhe frika e shpërthimeve të tjera ka bërë që policia të vërë “në karantinë” zonën për rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes. Askush nuk është lejuar të hyjë në zonën e rrezikuar përveç auto-ambulancave dhe makinave të policisë, që transportonintë plagosurit. Nga autostrada, aty ku ishte vendosur edhe grupi i parë i emergjencës, ajo qëkonstatohej ishin flakët dhe fshati krejtësisht i shkretuar. Megjithëse në vendngjarje kanë qenëforca të shumta të policisë, ushtrisë dhegrupe të hetimit, deri në orët e vona të natës ende nuk dihej se nga u shkaktua katastrofa.

Situata

Kërkon të futet sërish në fshat dhe vetëm atëherë kur nuk ka asnjë mundësi, ia nis vajit. Erald Hoxha duket se është ndër të vetmit e mbetur gjallë nga familja e tij. Qëndron i ulur në gjunjë dhe papushim i bie telefonit të babait të tij, por telefoni është i mbyllur, qëpas shpërthimit të parë. Çdokënd që sheh e pyet për të atin apo dhe vëllezërit e tij, por askush nuk i kthen përgjigje. Për orë të tëra mbikalimi i Vorës është shndërruar nëvendin ku çdokush kërkonte të dinte për fatin etë afërmve. Një tjetër banor, Hasani të thotë se në fabrikëishte gruaja e tij. Kishte folur më të rreth orës 12 e 15 minuta dhe më pas nuk i përgjigjej në telefon. “Sapo nisi shpërthimi e mora në telefon dhe më tha se po dilte nga depot. Më tha se po vinte vetë, por më pas nuk e kam folur më. Nuk di ç’të bëj. Di që vetëm këtu duhet të dalë”, thotë banori i Vorës. Frika dhe paniku kanë përfshirë jo vetëm banorët e zonës, të pranishëm në vendngjarje por edhe të afërmit e tyre, që presin me ankth shenja jete nga Gërdeci. Pesë orë pas shpërthimit, në postbllokun e ngritur mbërrijnëtë mbijetuarit e parë që janë banorë të zonës. Pothuajse tëgjithë kanë dëmtime në fytyrë dhe janë në gjendje shoku. Ajo që thonë është se kanë parë vdekjen me sy dhe se ka qenë një mrekulli që kanë shpëtuar. “Ç’të them, fshati është shkretuar, ndërkohë që nuk di se kush është gjallë apo vdekur. Ne na kanë ardhur, na kanë marrë se ishim strehuar rrëzë kodrës, nën pemë” -të thotë një tjetër banor i mbijetuar. E ndërsa të flasin për tmerrin se si kanë parë shtëpi të shkretuara, është tepër e vështirë të bëhet një bilanc paraprak i viktimave. Kaosipothuajse ka mbizotëruar në tërë zonën. Përveç ambulancave qëkanë ardhur në ndihmë nga mbarë vendi për transportin e të plagosurve, një pjesë e mirë e të mbijetuarve kaecur maleve për të shpëtuar nga shpërthimi. Pikërisht ky kaos i krijuar ka shkaktuar edhe panikun e një numri më të madh të viktimave. Gjithsesi, deri në orët e vona të natës nuk ka patur një bilanc se ka qënë mumri i viktimave, i të humburve apo edhe i pasojave ekonomike pas shpërthimit të ndodhur. Ajo që dihej ishte fakti se një fshat i tërë është rrënuar, ndërkohë që shpërthimet, sipas specialistëve do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Pour être informé des derniers articles, inscrivez vous :
Commenter cet article